VIDEO/ Denocimi: PD punëson një aktore që hiqej si e prekur nga tërmeti

10 Tetor 2020, 11:50Politika TEMA

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me denoncimet e Partisë Demokratike për pagesat e dëmshpërblimeve.

Fill pasi zëdhënësja e PD-së shpërndau për mediat, një kronikë, Bashkia e cilësoi si mjaft qesharake duke dhënë edhe argumentet e saj.

Bashkia thekson se është e pabesueshme sesi Lulzim Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një fabrikuese të rëndomtë fake neës-esh alla “Babale”.

“Është po kaq absurde sesi kjo parti vazhdon t’u propozojë qytetarëve të Tiranës vetëm një alternativë, atë të shpifjes, mashtrimit dhe të përdorimit të fatkeqësisë së tërmetit.

Dje, për të shtatën herë radhazi, spikerja e PD-së publikoi një mashtrim sa qesharak, po aq edhe të frikshëm për nivelin se ku ka përfunduar Partia Demokratike.

Në përpjekje për të përfituar me tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, dy nga fatkeqësitë më të mëdha që kanë prekur vendin vitet e fundit, spikerja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë qesharake të sajuar e të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit.

Në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Madje, Tatjana nuk është as pronare e shtëpisë për të cilën spikerja e PD-së pretendon se nuk është futur në procesin e dëmshpërblimit për t’u riparuar dhe s’ka si të aplikojë për një banesë që s’është e saja. Për më tepër, as znj. Fatime dhe as znj. Tatjana nuk kanë aplikuar ndonjëherë pranë zyrave të Njësisë Administrative nr. 4 për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit” , thuhet në reagimin e bashkisë.

Teksa shpreh keqardhje për degradimin e PD-së, Bashkia siguron se ajo dhe qeveria nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit.

“Nuk e kuptojmë se çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën dhe spikeren e PD-së, përveç dëshpërimit, të gënjejnë për herë të shtatë dhe kaq shëmtuar qytetarët e Tiranës. Megjithatë, shprehim keqardhjen për degradimin e PD-së në një parti montatore dhe i sugjerojmë të mos i turpërojë më shumë seç i ka turpëruar qytetarët që përdor në montimet e sajuara në SHQUP. E vërteta është se Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit. E vërteta është se, Qeveria dhe Bashkia, me mbylljen e të gjitha dëmshpërblimeve dhe rindërtimin e të gjitha shtëpive që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit, po vijojnë me të njëjtin ritëm për mbylljen me sukses edhe të procesit për tërmetin e 26 nëntorit. E vërteta është se qytetarët e Tiranës nuk e votojnë më Lulzim Bashën”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

 

7 komente në “VIDEO/ Denocimi: PD punëson një aktore që hiqej si e prekur nga tërmeti”

  1. Lulushi kryeministër? KURRË !?? says:

    Lulush, pika që stë bie.
    U rrite dhe mentê nuk nxurre.

  2. Shenjestra says:

    Pd-ke, qysh sot ka filluar pergatitjet te beje video me njerez te blere qe te sajoi akuza gjoja me ze e me figure vjedhje qe bene Ps-te dhe Edi Rama.PD-ke, po e ndjen gjall dobiçin e humbjes ne 25 Prill dhe po krijon alibira per t’u justifikuar para elektoratit te saj se, nuk eshte pd-ke fajtore qe humbi zgjedhjet por Edi Rama dhe Ps-te.

  3. Pensionist says:

    Gomarin e ka shqyer ujku, ndersa gomari mendon se eshte ne enderr! Ky mendon se do behet kryeminister ne te vertete eshte ”kryeminister” per pede-ne.

  4. Labi says:

    Ne falt gjithe shqiptaret i shnderroi Edvini me rilindjen ne BABALE. Vetem EDI natyrisht edhe LALI DHJERI kane te drejte . Fundja e ka thene vete UDHEHEQESI “UNE NUK GENJEJ KURRE ,tha edhe nuk shaj kurre po seshte tema kjo sot.

  5. Per gomeret e rilindjes says:

    Po mire more kokrra karash , po meqe e paska shkruar tema ,dhe ju e hani si kurva karin ,po cpaski qene more njerez komplet bageti .

  6. Mantho says:

    Mund te kem vite e vite, qe nuk kam degjuar nje mashtrim kaq te dokumentuar! Sa e pervuajtur eshte “Fatime Joca” ne fillim te videos dhe sa arrogante eshte aktorja Tatjane. O Perendi na shpetoni nga kjo shoqeri kaq mashtruese qe sjell realiteti shqiptar! Une nuk e kam urrejtjen as me Tatjanen, as me zedhenesen e PD, as me Lulzim Bashen, bile as me Meten e Berishen. E kam me Bashkine e Tiranes, me Veliajn dhe me Ramen qe kane rene ne keto nivele jodinjitozee te mos ndeshkimit! Me lejoni gerat e medha: KJO PALO FEMER DUHET BURGOSUR, DUHET DENUAR ME GJYQ PUBLIK. KJO NUK PO PRODHON MASHTRIM PERFITIMESH MONETARE. KJO PO PRODHON POLITIKE ELEKTORALE! POLITIKE ELEKTORALE! HEEEEJ! NDIHEM I FYER! Ndihem i fyer deri në palcë, qe lexoj gazetat, denoncimet. Mua, mua, më vjen era …pëgërë!

  7. Mantho says:

    Ndihem i fyer… Mund te kem vite e vite, qe nuk kam degjuar nje mashtrim kaq te dokumentuar! Sa e pervuajtur eshte “Fatime Joca” ne fillim te videos dhe sa arrogante eshte aktorja Tatjane. O Perendi na shpetoni nga kjo shoqeri kaq mashtruese qe sjell realiteti shqiptar! Une nuk e kam urrejtjen as me Tatjanen, as me zedhenesen e PD, as me Lulzim Bashen, bile as me Meten e Berishen. E kam me Bashkine e Tiranes, me Veliajn dhe me Ramen qe kane rene ne keto nivele jodinjitozee te mos ndeshkimit! Me lejoni gerat e medha: KJO PALO FEMER DUHET BURGOSUR, DUHET DENUAR ME GJYQ PUBLIK. KJO NUK PO PRODHON MASHTRIM PERFITIMESH MONETARE. KJO PO PRODHON POLITIKE ELEKTORALE! POLITIKE ELEKTORALE! HEEEEJ! NDIHEM I FYER! Ndihem i fyer deri në palcë, qe lexoj gazetat, denoncimet. Mua, mua, më vjen era …pëgërë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje