Dogana sekuestron 30 mijë paund të padeklaruara në Rinas: Përsëritje e rasteve gjatë muajve të kaluar

10 Tetor 2020, 17:01Kronika TEMA

Strukturat Doganore kanë njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 30 mijë Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasi me inicialet SH.SH kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 30.000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Dogana Shqiptare njofton se vijon bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku vetëm gjatë muajve të fundit, në të njëjtën linjë udhëtimi janë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.

4 komente në “Dogana sekuestron 30 mijë paund të padeklaruara në Rinas: Përsëritje e rasteve gjatë muajve të kaluar”

  1. Al paci says:

    I lini se po fusin valute ne shqiperi. Kontrolli i rrepte te behet ne dalje te shqiperise qe mos te dalin value e fituare nga korrupsjoni ne shqiperi. Se kanceri ne shqiperi eshte korrupsjoni ate luftoni.

  2. Arbeni says:

    E kam shkruajtur edhe nje here tjeter kete tekst. Pse doganat shqipetare merrn me shuma te vogla qe kalojne nga nga rinasi ou tjeter pike doganore ??? Per valutat dhe minedhat qe hyjne ne Shqiperi (para emigrantesh a ku di une) nuk ka pse hteti doganor te jte kaq i rrepte. Le te merret shteti me parat e Zenit, Liulit e Nonikes Sales dhe Mutes por jo te ndaloje parat e emiranteve qe jane fitu ne te shumten e rasteve me djrse dhe gjak duke sakifiku cilesine e jetes ne vendin ku jetojne.. TURP !! Turp per shtetin tone shqipetar. Merruni me pasurit e bosave politike sepse ato jane paret e popullit dhe jo me shuma qe jane fit me pune. Doganat tona jane bo njesoj sikurse policite tona ne Tirane qe mburren kur kapin nje femer qe praktikon seksin me para (zanati ma i vjeter dhe qe praktikohet pa problem ne te gjithe boten)… kurse tek ne jane krenare qe i ndalan punen nje kurve (qe eshte zanat) dhe 1-2-3-apo 30 mije paund te nje shqipetari qe ka sakrifiku. Kurse çuni i Fahriut Balliut rrone si zotne me milion.. KU I GJETI !Askush s’pergigjet nga shteti jone !!

  3. uskania says:

    Le të futen para, pse jo? Keni frikë pasurinë?

  4. Atdhjeu yn..... says:

    Pajtohem plotesisht me “Arbenin” ! Ky esht “Atdhjeu” i shqiptareve qe nuk ngopet se rjepuri ,shtetasit e vet ! Ndyresirat shkojn e i marin parat qe Anglezi nuk ja ngau !Skan te ngopur hienat e politikes qe kan mbushur bangat jasht Shqiperis me gjakun e shqiptareve te varfer ! Skan faj se shqiptaret me dergesat e tyre mbajn ata qe jan aty akoma ….Po ku ka turp hajduti ,ku ka bes mashtrusi ,,Kta jan politikanet e Atdhjeut ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje