Ministri turk kërkesë homologut rus: Armenia të paralajmërohet në lidhje me armëpushimin

11 Tetor 2020, 13:52Bota TEMA

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus, Sergei Lavrov, transmeton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në bisedën e tij me homologun Lavrov, Çavuşoğlu ka kërkuar që Armenia të paralajmërohet në lidhje me respektimin e armëpushimit.

Ndryshe, Armenia sot sulmoi me raketa qytetin azerbajxhanas Ganja, duke shkaktuar 9 të vdekur dhe 34 të plagosur, ende pa kaluar 24 orë nga armëpushimi i përkohshëm që hyri në fuqi dje.

Armenia dhe Azerbajxhani në një takim në Moskë ranë dakord që nga 10 tetori në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje