Azerbajxhani tha të dielën se forcat armene qëlluan me artileri gjatë natës qytetin Ganja. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit shkruante në rrjetin Twitter se, “Natën e 11 tetorit, Ganja, qyteti i dytë më i madh në Azerbajxhan dhe përtej vijës së frontit, u qëllua me zjarr raketash nga forcat e armatosura armene. Sulmi shkaktoi vdekjen e shtatë civilëve dhe plagosjen e 39 të tjerëve, përfshirë të mitur.”
Ministria e Mbrojtjes në Nagorno-Karabakh tha se akuza që forcat armene “qëlluan me artileri qytetin Ganja është një gënjeshtër absolute”. Incidenti nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Një armëpushim mes Armenisë dhe Azerbajxhanit hyri në fuqi të shtunën në mesditë, duke ndaluar të paktën përkohësisht armiqësitë lidhur me rajonin separatist Nagorno-Karabakh, mbi të cilin kanë pretendime të dy vendet.
Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për armëpushimin në rajonin e diskutueshëm Nargorno-Karabakh pas 10 orë bisedimesh në Moskë. Armëpushimi ka për qëllim të lejojë të dy palët të shkëmbejnë të burgosurit dhe të tërheqin viktimat.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndërmjetësoi bisedimet, tha se armëpushimi duhet të hapë rrugën për bisedime të mëtejshme mbi zgjidhjen e konfliktit.
Bisedimet mes ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit u zhvilluan me ftesë të Presidentit rus Vladimir Putin pas rreth dy javë luftimesh.
Zyra e Kombeve të Bashkura për të drejtat e njeriut tha se kishte marrë njoftime të pakonfirmuara se më shumë se 50 civilë, përfshi fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftimeve me 27 shtator.
Luftimet po ashtu u kanë marrë jetën rreth 400 ushtarëve dhe kanë detyruar mijëra njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre.
Territori me popullsi kryesisht armene e shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në vitin 1991 gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që u mori jetën rreth 30 mijë njerëzve para se të arrihej një armëpushim. Pavarësia e atij territori nuk njihet në arenën ndërkombëtare.
PO keta ARMENET qenkan te pa bese, mos jane kristjane si GREKET dhe keta?.
Se muslimet jane me besë ?
Armenet jane ne te drejten e tyre. Ne token e tyre qe daton që para eres se re. Azerbaxhiani muk ekzistonte fare ne 1917. .
Liu Cakut.Po pse toka e Azerbaxhanit paska ardhur nga Hena qe nuk paska egzistuar aty me pare ?!Dhe ajo Armene na paska egzistuar?! Armenet me te vertete jane te pabese bejne rrolin e viktimes neper bote dhe vrasin civile te pafajshem nga ana tjeter. Paturpesia e tyre shkon tej imagjinates njerzore dhe llogjike. Akuzojne Turqine per genocid ndaj tyre ne vitin 1915 nderkohe qe Turqia nuk ka pas egzistuar por u krijua shtet 8 vjet pas te ashtuquajtur genocid nga armenet. Turp