1.19 miliardë euro blerje në 7 vjet, Cavani për të shpëtuar Solskjaerin

12 Tetor 2020, 18:19Sport TEMA

Nostalgji nga Sir Alex Ferguson. Manchester United nuk ka mundur ta fitojë titullin kampion në Anglisë që nga viti 2013, kur trajneri skocez (38 trofe në 26 vjet në stolin e “Djajve të Kuq”) vendosi të tërhiqej.

Familja amerikane Glazer, e cila kontrollon klubin, ka investuar 1.190 miliardë euro në merkato për shtatë vjet. Janë ndryshuar pesë trajnerë, me shpresën për të gjetur rrugën e duhur: nga David Moyes, i cili ishte sugjeruar nga Ferguson, te Ryan Giggs, deri te Louis Van Gaal, José Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer, i cili tani rrezikon shkarkimin.

Norvegjezi është në udhëkryq, stoli i tij do të luhet të shtunën, në Newcastle, kundër Steve Bruce, ish- kapiten i “Djajve të Kuq”, tani trajneri i “Magpies”.

Ka patur polemika dhe tension pas humbjes 1-6 në “Old Trafford”, kundër Tottenhamit, sfidë në të cilën Jose Mourinho mori kënaqësinë e pendimit të tifozëve të Manchester United për largimin e tij.

Pas suksesit në FA Cup me Louis Van Gaal, Mourinho është menaxheri i vetëm që i ka sjellë gëzime familjes Glazer, duke fituar tre trofe: Community Shield, League Cup dhe Europa League.

83 milionë euro janë shpenzuar gjatë verës: Goditja më e madhe ishte pa dyshim holandezi Van de Beek, për të cilin Manchester United pagoi 39 milionë në arkat Ajaxit. Pritshmëri të mëdha për Edinson Cavanin, i cili mbërriti falas në “Old Trafford”, pas ndarjes nga Paris Saint Germain.

Uruguajani ka zgjedhur fanellën me numrin 7 dhe po përgatitet të bëjë debutimin e tij në Premier League kundër Newcastle. Ai tashmë ka një detyrë madhore: të shpëtojë trajnerin Solskjaer nga shkarkimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje