A dështoi negociatori Fidel Ylli, për të bindur klubet për nisjen e Superligës?

13 Tetor 2020, 19:24Sport TEMA
A dështoi negociatori Fidel Ylli, për të bindur klubet për

Dështimi i Edi Ramës me Fidel Yllin, deputeti i padëshiruar nga fusha e sportit për të zgjidhur kaosin e krijuar

Në të gjithë Europën kampionatet e futbollit po vijojnë sezonin e ri normalisht, pavarsisht situates jo normale, për shkak të virusit Covid-19 që ende mbetet një rrezik potencial.

Në Shqipëri prej 1 muaji nuk ka asnjë dritë jeshile për nisjen e sezonit të ri, pas aktit ekstrem të marrë nga ana e presidentëve të klubeve të futbollit, që i kanë drejtuar qeverisë shqiptare 4 pika për t’i miratuar.

Për të negociuar me presidentët, kryeministri Edi Rama ka caktuar deputetin Fidel Ylli, i cili është një nga personat që ka dhënë kontribute në sport.

Fidel Ylli deri më tani ende nuk gjetur një konsensus me presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, kjo dhe për shkak të kapriçove të disa presidentëve.

Ai shihet nga presidentët e klubeve si një person pa ndikim dhe jo i duhuri për të zgjidhur kërkesat e tyre.

Dhe pse kryeministri Edi Rama i ka dhënë gjithë ekskluzivitetin e tij për të gjetur gjuhën e përbashkët, ende Fidel Ylli nuk po arrin që të jetë një negociator i sukseshëm për të rikthyer normalitetin në sport.  (TemA)

 

1 komente në “A dështoi negociatori Fidel Ylli, për të bindur klubet për nisjen e Superligës?”

  1. Zeni says:

    Po lerinjji kermat bicim Duka dhe Kokedhimja, te falimentojne edhe ne futboll sikurse kane falimentuar edhe ne jete! Hajdute dhe mashtrues, te dy keta dhe ca nga presidentet e klubeve – Lerini te vdesin per mendjen e kokes. Pordhacet! Fytyra te neveritura, bejne lojen e Sali Kermes dhe te Ilir Vrasesit me pagese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje