Braçe: Fryma politike e FSHF po “djeg” brezin e artë të kombëtares, këtu trukuesit nuk hetohen

13 Tetor 2020, 12:47Sport TEMA

Erion Braçe është një nga poltikanët më të dashuruar për futbollin dhe herë pas here ai nuk heziton të japë komente në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë sport. Së fundmi ai postoi një shkrim në lidhje me rezultatet negative të kombëtares, që sipas tij ishin produkt i drejtimit me orientim politik të Federatës dhe tashmë në televizionin “Vizion Plus”, zëvendëskryeministri i vendit vendos ta shtjellojë pak më tepër atë opinion të tij.

AKUZAT NDAJ FSHF- “Kam thënë futbollin e korruptuar që ata udhëheqin, dhe e udhëheqin në mënyrë politike, partiake. Kush është në futboll brenda dhe ka si produkt të futbollit këtë futbollin e korruptuar që e keni parë kohë pas kohe, këtë futbollin ku rezultatet paramendohen, paracaktohen ku edhe fituesit paracaktohen, edhe kur kapen “me presh në duar” nuk hetohen, ka një hetim kam përshtypjen për këtë ekipin kampion që është varur prej  muajsh të tërë dhe nuk ka një konkluzion nga Komisionet e FSHF.

Mua më shqetëson degradimi në një top politik të topit të futbollit, sepse kjo klimë që është krijuar në futbollin shqiptar është paraqitur edhe ne rezultatet e Kombëtares së Shqipërisë. Ky futboll i korruptuar dhe që udhëheqin këta burra në Shqipëri, padyshim që ka edhe impaktin  e vet edhe në rezultatet e Kombëtares së Shqipërisë dhe është fatkeqësi sepse në këtë momënt Shqipëria ka një nga brezat më të talentuar që mund të ketë pasur ndonjëherë, natyrisht bën diferencë sepse luan edhe në kampionatet më të forta të botës sot që flasim.

Kështu që është vërtet për të ardhur keq kjo klimë e tensionuar që ka sjellë stopimin e të gjitha aktiviteteve sportive në këtë vend dhe që ka një natyrë tërësisht politike, në mënyrën sesi shtrohet, sesi prezantohet të djegë një brez, që është më i talentuari që i ka ardhur Shqipërisë.

KËRKESAT E LIGËS- “Për mua një pjesë e kërkesave të Ligës janë politike, të qarta, kërkesat për të mos paguar 10 vite tatim mbi rrogën, kur të gjithë ju apo të tjerë paguajnë tatim mbi rrogën, këta të thonë që ne nuk duam të paguajmë tatim mbi rrogën mbi 10 vjet, kur marrin rroga shumë të mira. Ka futbollistë në Superligën Shqiptare që paguhen 11-12 mijë euro në muaj dhe bëjnë 3-4 gola gjithë sezonin. E kupton cfarë derexheje është? Të bësh këtë kërkesë dhe pasi e bën, të thuhet unë nuk flas me ty, patjetër që është politike”.

5 komente në “Braçe: Fryma politike e FSHF po “djeg” brezin e artë të kombëtares, këtu trukuesit nuk hetohen”

  1. gjok says:

    Kjo konia e vogel Eshte zv kryeminister e merret gjithe kohes me debillleqe…A rrin ne shtepi e nuk shkon ne pune se dhe zyre ndoshta si kane dhene…cna gjeti me kete klloun…

    1. Nikoja says:

      Po mire more gjok ( nese e ke gjoke apo ne versionin e hershem te kalit e kane pas thirre gjok-u ) Ky konia e vogel a thote nonji gja qe s’eshte e vertete ??? Apo c’ju gjeti se po gervishte plagen qe i dhembe tash 20 vjet shqiperise se futbollit…… Per sa kohe kjo federate drejtohet dhe kontrollohet prej Klanit Duka …kjo pune vec keshtu do shkojne ….por ka mundesi qe dita dites konet te shtohen e deri sa t’ju shqyejne qente e rritur

    2. Tirons Daku says:

      Ky more shok harron te beje politika ne te mire te qeverisjes dhe njerezve por shkon e merret me gjera e vogla. Ky sikur e ben qellimisht ta largoj vemendjen nga hallet reale te popullit ne drejtim tjeter. E turpshme!!!

    3. FSHF says:

      Kokonja e Karavastase , ne fillim merresh me Saline tani me futbollin dhe ngjalat e Karavastase..ham, ham ham , ham…kokonja e PS….
      TRUMP 2020!

  2. Xen kari pa kar Boli I dyqanit te brekeve says:

    Gjok mer gamor ush -ush , sterr-sterr
    Ik futja i tas çorbe or ti dhe shite kompjuterin e bli sapun te lahesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje