Tragjedi në familjen e Françesko Totit, i ati vdes nga koronavirusi

12 Tetor 2020, 19:32Sport TEMA

Koronavirusi ka goditur rëndë familjen e Françesko Totit. Sot është bërë e ditur se është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare babai i ish-futbollistit italian, Enco Toti, i infektuar nga virusi i rrezikshëm.

Enco, i njohur nga miqtë si “Sherifi”, kishte pësuar një infarkt disa vite më parë, e vetmja gjë që e kishte ndaluar të shkonte në disa ndeshje të Totit në vitet e fundit të tij si futbollist.

Kjo situatë i kishte sjellë komplikacione pas infektimit me COVID-19, duke rënduar situatën e tij shëndetësore.

Ai ishte shtruar në një nga spitalet me të njohura në Itali, për të qenë nën kontrollin e specialistëve, por nuk ia ka dalë të fitojë betejen me sëmundjen e rrezikshme.

Të shumta kanë qenë mesazhet për Totin në rrjetet sociale pasi u bë publik lajmi, duke filluar nga klubi i Romës, ku Enco vetë kishte qenë një nga emrat e njohur pasi vizitonte vazhdimisht klubin ku mori famë i biri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje