Nga pagesat mujore te punësimi i sigurtë, Xhaçka thirrje maturantëve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

13 Tetor 2020, 16:47Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, iu drejtohet të gjithë maturantëve, duke iu kërkuar të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, nëse nuk janë regjistruar ende në një program studimi.

Në një postim në ‘Facebook’, ministrja kujton se 14 tetori  është afati i fundit për këdo që do të nisë studimet bachelor në AFA, në shkencat ushtarake.

Mesazhi i Xhaçkës:

I dashur maturant,

Nëse ende nuk je regjistruar në një program studimi, bëhu pjesë e Forcave të Armatosura. 14 tetori është afati i fundit për këdo që do të nisë studimet bachelor në AFA, në shkencat ushtarake.

1. Pagesë mujore ndihmuese për cdo student gjatë periudhës së studimeve në AFA.

2. Akomodim dhe ushqim falaspër tre vitet e studimit.

3. Tarifë studimi zero lekë në vit.

4. Punësim i sigurtë pas përfundimit të studimeve.

#Arsimohu në FA??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje