Rama flet për largimin nga politika: Zgjedhjet PS do t'i fitojë. Misioni im, larg së qeni i kryer

13 Tetor 2020, 14:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh i sigurt se PS do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit, pa pasur nevojën e përgjysmimit të cmimit për naftën e karburantin e fermerëve, apo ndonjë vendimi tjetër që mund të marrë qeveria.

“Zgjedhjet që të jesh i qartë ti e të gjithë unë e PS do i fitojmë pa pasur nevojë fare të marrim asnjë vendim e të bëjmë asgjë nga këto që disa thonë se i bëjmë për zgjedhje”.

Shefi i qeverisë tha në konferencën me gazetarët se “ne nuk punojmë për zgjedhje, por për njerëzit e janë njerëzit që zgjedhin duan të vazhdojnë me ne apo të shkojnë të kërkojnë 6 të mira në 4 pika”, duke ironizuar kështu kreun e PD për lapsusin e bërë një ditë më parë.

“Ne po bëjmë gjënë e duhur në kohën e duhur se tani i kemi mundësitë” tha Rama, teksa nënvizoi se gjykimet për atë që ka bërë apo jo në qeveri, qytetarët do e bëjnë në një të ardhme të largët sipas tij, kur t’i japë fund misionit në politikë.

“Kur kam bërë premtimet e mia kam folur për një vizion e program e rrugë të përbashkët. Gjykimet mbi çfarë kam thënë e ca kam bërë do i bëni të gjithë kur misioni im të jetë i kryer dhe është larg së qeni i kryer. kaq”.

Lidhur me deklaratat e kritikëve që thonë “dole tani se tani vijnë zgjedhjet”, Rama tha:

Unë rrugëve kam që kur kam marrë detyrën të drejtoj PS dhe si kryeministër s’është ndonjë meritë thjesht kam bërë detyrën, kam bërë më shumë kilometra në territorin e Shqipërisë se të gjithë kryeministrat sëbashku që kur është krijuar shteti shqiptar në 1912 e këtë mund ta provoj me fakte”.

6 komente në “Rama flet për largimin nga politika: Zgjedhjet PS do t’i fitojë. Misioni im, larg së qeni i kryer”

  1. El Commandante Rama says:

    Normal qe je rrugeve thjesht si “kontrollor cilesie” apo si patrulle e policise rrugore. Jane te tjere ata qe punojne per ty qe bejne projekte e plane, qe i vene ne zbatim dhe qe shkelen me kembe apo hidhen ne koshin e plehrave si limona te shtydhur qofte edhe per nje gabim fare te vogel megjithese kush punon gabon thote populli.
    Natyrisht qe ti s’gabon kurre se ti nuk punon, ti vetem kontrollon e ndeshkon sipas humorit ne te cilen ndodhesh i nderuari El Commandante.

  2. Kryeministri i Perjeshem says:

    Zgjedhjet do i fitosh qe çke me te per disa arsye.
    Ke per balle nje OPOZITE KURVASH POLITIKE me te cilet e ke te sigurte fitoren edhe me 2025 ne se Zoti i Madh s’te ka thirrur akoma Atje Lart per te dhene llogari.
    Je bere specialist tashme per ti vjedhur zgjedhjet perseri, ke dhene prova per kete.
    I ndjerI Pjeter Arbnori ka thene nje shprehje monumentale per ju; “ju nuk jeni socialiste por SPECIALISTE”.
    Babai yt shperteror Stalini thoshte se nuk ka rendesi kush voton po kush numuron votat. Ata qe do te te mund te pengonin nuk i fute ne burg po i le pa pune e pa shprese per te ardhmen dhe te gjithe kane marre arratine.
    SHQIPERIA ESHTE SOT VENDI I PARE PER NGA NUMRI I AZILKERKUESVE E REFUGJATEVE PER FRUME TE POPULLSISE.

  3. kulti i individit says:

    Unë jam me PS jo me ty

  4. ERTV says:

    Edo nuk e di çfarë këshilltarësh të këshillojnë këto kohë të turbullta. (Përveç atyre të njohurve).
    Por do bësh veprimin më të zgjuar politik.
    Ikën si “kampion”, dy herë fitues.
    Sakrifikon 1 ose 2 vjet që edhe mund ti kesh.( se me shumë ti s’NUK)
    Për të fituar 4 vjet të garantuar…
    PSE jo nqs ai që do vij, ata që do vijnë kanë shancin të mendojnë dhe për të 4-tin.(Joo Erion zdromsi Joo).
    Garanton vota më shumë PS se me ty…
    Kuptohet mbasi kanë sistemuar ligjërisht dhe jo politikisht, politikën. (Salehu dhe Likja e Luli e Mediu në Reç).
    Për transparencë të hetohesh dhe ti.
    Dhe pension të mbarë.
    Asgjë nuk është e përjetshme..
    Konsolidohet PS dhe Shqipëria…

  5. ronny says:

    Po El commandante,, besoj se do doje sali shpellen apo ate xhuxhin nga skrapari ti qe te ndjeheshe me komod sepse si gjithmone po te duash te gjesh te gricesh per dicka,, sigurisht qe gjithkush do ta gjeje,,,,,,

  6. qytetari says:

    Vazhdon te besh punen e nje kryeminstri te pjesshem,duke anashkaluar pergjegjesit kryesore te tua, duhet tja kishje vene se pari kufirin tek ligji,bandave ´´politike´´te shpelles sali-meta,qe vazhdojne te shkaterrojne te vjedhin ,grabisin dhe te tallen me pseudo-shtetin tend,qe ka 8 vjet qe vazhdon ti bej sehir ata.
    Vec mjaftohesh me ndonje barcalete qesharake dhe ky eshte i gjithe pushteti i kryeministrit,kundrejt krimit te vjeter dhe te ri te bandave ´´politike´´.qe tregon katerciperisht,qe ke qene dhe vazhdon te jesh larg te qenit kryeminister,ne detyrat egzistenciale te qetesise dhe demokracise ne kete vend.
    Bile nuk ke guxuar as ti marresh godinen e vjedhur pd-es se lulit,megjithe premtimet e bujeshme te fillimit,per tja marre sipas ligjit.
    Pa le me qe nuk guxon ta quash as hajdut,kur kontrolli i shtetit e ka dokumentuar si te tille me 200 mil euro,por as ke guxuar ta quash dhe kriminel,kur ky lullka qe leviz bythkat tere qejf para teje,ka vrare qetesisht 4 demonstrues paqesore.
    Logjika elementare te con ne deduksionin,qe duke i bere sehir dhe duke mos vepruar nga pozicioni qe mban ,don apo nuk don ti,je bere bashkepuntore pasiv ne keto krime.
    Ne keto 8 vjet,ne problemet kruciale te kombit,je cfaqur gjithmone si nje pordhe e ftohte.
    Traghedia e vertete e kombit eshte qe perballe teje nuk garojne njerez,por kafshe te egra dhe te verbra te zbritura nga fshati,prandaj qetesia dhe demokracia,do te vazhdojne te zvarriten ne formen me te shemtuar dhe te pa shprese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje