Futbolli shqiptar vazhdon të jetë në bojkot, me iniciativën e presidentëve të Superiores. Ndërkohë Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për emrin e saj.
Pra, po kërkon financa, në kushtet e një krize shkaktuar nga koronavirusi. Për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të Kategorisë Superiore dhe përfitime të tjera.
Çdo kompani e interesuar duhet të gëzojë reputacion të rëndësishëm dhe për çdo informacion, Liga Profesioniste lë si pika kontakti adresën e saj.
Shitja e të drejtave të emrit do të ketë afat vetëm për sezonin 2020-2021, me një çmim dysheme prej 10 milionë lekë.
Njoftimi:
“Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”.
Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.
Çdo kompani e interesuar duhet të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar. Për informacion më të hollësishëm mund të na shkruani në adresën [email protected]