“Na u mohua një penallti”, Reja: Mungojnë lojtarët e golit

14 Tetor 2020, 20:23Sport TEMA

Trajneri Edi Reja, foli pas barazimit në transfertë ndaj Lituanisë, ku analizoi performancën e skuadrës së tij duke u shprehur:

3 ndeshje pa shënuar gol- Me të vërtet më vjen keq. Krijuam shumë raste. Na u mohua një penallti që për mendimin tim ishte. Nuk dua të justifikohem. Krijuam raste, por për të fituar duhet të shënosh gol. Patëm raste me Seferin dhe Trashin. Në qoftë se nuk shënojmë është faji jonë.

Zëvendësimi i Lenjanit- Ndryshimi ndodhi për shkak se Lenjani dha shumë në pjesën e parë. Pati zbritje nga krahu dhe u fut në zonë.. Krosimet i kishte të ulta. Trashin e futa për t’i dhënë një natyrë tjetër lojës. Kemi 5 ndërrime, doja që secili nga repartet të kishte freski.

Mungesa e Kallakut dhe sulmuesit- Fakti që në ndeshjen e Kazikistanit Kallaku pati performancë të mirë, nuk do të thotë që do të ishte detyrimisht pjesë e ndeshjes së sotme. Ka pasur shumë lojtarë të rinj që iu dhamë mundësinë. Nuk e kemi problemin te krijimi i rastit por te finalizimi. Na ka munguar goli. Na mungojnë lojtarët që të kenë ftohtësinë për të konkretizuar. Rëndësi ka projekti dhe plani për të krijuar një rigjenerim të ekipit me këta lojtarë të rinj.

Broja dhe Kumbulla- Ndërrimi i Kumbullës ishte zgjidhje e imja. Mendoj që ishte vendim i duhur, çdo kush ka idenë e tij. Broja bëri një ndeshje të mirë, mbase jo aq sa ajo ndaj Kazakistanit. Unë duhet t’i jap mundësinë të gjithë të rinjve që të fitojnë eksperiencën. Të japin diçka në lojë dhe të kontribuojnë në ekip. Të njëjtën gjë bëra edhe në sulm, me aktivizimin e Manajt dhe Vrionit. Është e vështirë kur luan në transfertë të gjatë, mbas 3 ditësh. Isha i kushtëzuar ti bëja këto zgjedhje.

2 ndeshjet që na presin, janë mundësi që të marrim 6 pikë dhe të jemi në krye të grupit. Barazimet që sapo kaluam nuk është se më bëjnë të ndihem mirë. Shtysa për të vijuar është shumë e fortë”, u shpreh Reja për “Supersport”.

6 komente në ““Na u mohua një penallti”, Reja: Mungojnë lojtarët e golit”

    1. Republic islamic of Kosovo says:

      SPASTROJENI EKIPIN KOMBETAR NGA FUTBOLLISTET TURQ TE KOSOVES TE CILET DUHET TE IKIN E TE LUAJNE ME EKIPIN E TYRE: SEPSE SHQIPERIA DO TE HUMBASE SHUME NEQOFTE SE TA QENDOROJNE NE EKIP:

  1. Mona pompon pistona says:

    O Reja meso keta idiotet si te krosojne topin ne zone.Futbolliste profesioniste qe nuk ngrejne dot topin ne ajër. Gjithashtu Seferi nuk ka kurrfare lidhje me futbollin. Na ka humbur 6 pike ne dy ndeshje. Edhe nje sumues i kampionatit shqiptar do i kishte shenuar ato gola te humbur nga Seferi.

  2. Zeni says:

    Nuk bejne gola, jo se nuk munden, por nuk duan, e bejne per inat te Edi Rames! Thone po nuk iku Rama, nuk bejme “GOL”. Se keshtu i ka porositur Koqe Kokedhimja dhe Duka Dallkauku. Jam i sigurt qe me kete situate te krijuar ne futboll, Rama do te jape doreheqjen. Madje shume shpejt! Tung!

  3. betixho says:

    LOJE QE SHUME E BUKUR.EKIPI YNE U PARAQIT SI EKIP EUROPIAN,NDRYSHE NGA GJITHË E KALUARA.KEJO TREGON SE BRUMI I ZGJEDHUR ESHTE GJETUR.DUHET TE GODITETME SHUME PORTA,DUHEN ME SHUME KROSIME NE PORTE DHE ME SHUME GODITJE TE SAKTA.PER KETE DUHET STERVITJE PER GODITJET NE PORTE NE LEVIZJE E SIPER SI EDHE PREGATITJE PSIKOLOGJIKE PER TE RUAJTUR QETËSINË GJATË GODITJES NE PORTE.

  4. specialisti says:

    Me futbolliste kosovare shkuam ne Europian.
    Nuk jane turq por shqiptare , o idiot grek e serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje