Shqipëria ka marrë një tjetër barazim pa gola në Ligën e Kombeve, këtë herë në transfertë ndaj Lituanisë, në një ndeshje të dominuar, por pa mundur të konkretizojë rastet që nuk munguan për shënim.
Me emra të rinj në formacion, Reja nuk arriti sërish të ndërtojë një skuadër fituese.
Në ndryshim nga ndeshja me Kazakistanin, kuqezinjtë tentuan menjëherë të gjenin golin, duke krijuar disa raste të mira në pjesën e parë, por pa mundur të realizojnë.
Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria vijoi sulmet, por Broja e Seferi gabuan raste flagrante përballë portierit lituan.
Trajneri Reja aktivizoi në pjesën e dytë edhe Vrionin e Manajn, por as këta dy sulmues nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetën e vendasve, duke bërë që Shqipëria të marrë barazimin e dytë radhazi në Ligën e Kombeve pas atij 3 ditë më parë në Kazakistan.
Pas këtij takimi, kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 5 pikë, po aq sa Lituania e vendit të parë. Dy ndeshjet e fundit për Shqipërinë luhen në Tiranë, me Kazakistanin më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë 3 ditë më pas.
Formacionit I mungon nje lojtar goli,kemi patur dikur Sadikun !
Flisni drejt zoterinj komentatorë,Kejo ishte nje skuader tjeter,Loja e saj qe tjeter gje.Ajo lojë që demostroi ekipi i ri me Lituaninë,ishte futboll moern nuk kishte asnje ndryshim nga loja e skuadrave Europiane.Ky ështe futbolli i ri i djemve qe luajnë në Perendim.Pikerisht qe loja me topin,teknika dhe mentaliteti i kombinimit dhe pasimit perfekt që skuadra dominoi lojen.Mungon nje lojtar goli?,mungoi në këtë rast mbasi shenusit ishin aty.Të sterviten me shume per gjuatje si edhe psikologjikisht që të ruajnë gjakftohtesinë në momentin e gjuajtjes.