Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u është përgjigjur akuzave të artikuluara nga ish-kryeministri Sali Berisha në adresë të tij. Berisha ditët e fundit ka dhënë disa intervista për mediat e Kosovës, ndërsa ka sulmuar fort zotin Klosi dhe akuzuar se ka gisht në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, të cilët u vranë në Tiranë në vitet ‘98. Berisha akuzon Klosin se nuk hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës. Por në një intervistë për gazetën “Sot”, Klosi pretendon se Berisha gënjen. Sipas tij në zhdukjen e Remzi Hoxhës ka gisht Berisha. Po ashtu sipas tij vrasja e Azem Hajdarit apo e ministrit kosovar Krasniqi, janë ngjarje që implikojnë tërthorazi Berishën. Sipas tij ai ka pasur lidhje me Millosheviçin dhe ka dashur të fshehë këtë fakt.
-Zoti Klosi, pas akuzave që lëshoi ndaj jush për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-kryeministri Berisha ditët e fundit është shfaqur në Kosovë, ku sërish është marrë me emrin tuaj. Ne më poshtë do i trajtojmë me radhë, por një çështje që ka folur Berisha është ajo e vrasjes së Ali Ukës. Keni dijeni ju për eliminimin e tij?
Unë nuk e di fare si qëndron e vërteta për vrasjen e gazetarit Ali Uka dhe nuk jam marrë kurrë me këtë çështje, me atë problem. Unë nuk e kam njohur dhe madje emrin ia kam mësuar më vonë. Kështu që para vrasjes së tij nuk kam pasur asnjë dijeni për të dhe nuk kisha asnjë interes që ta “vrisja” unë gazetarin Uka. Është absurde ta mendosh që unë të vrisja një gazetar kosovar. Berisha gënjen!
-Po pse mendoni se ju akuzon Berisha sa herë shfaqet në media?
Shiko! Saliu më ka akuzuar me kohë mua, sidomos gjatë 22 viteve të fundit. Madje, po ju them që zanafilla dhe akuzat Berisha ndaj meje i ka nisur që kur unë isha përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më ka akuzuar për prishjen e referendumit të zgjedhjeve dhe vjedhjeve e votave për referendumin, pas ‘97 dhe natyrisht donin justifikime, pasi Partia Demokratike asokohe humbi shumë në zgjedhje. Berisha nuk e kishte me mua, por me fatin që unë kam qenë në KQZ dhe në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe dija shumë gjëra për të.
-Gjithashtu, ish-kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë në emisionin “Kojshia Show” ka folur për vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Berisha ka hedhur akuza ndaj jush ndërsa ka deklaruar se Fatos Klosi nuk bëri asnjë hetim për vrasjen e Remzi Hoxhës. Si qëndron e vërteta?
Po nga e di ai që nuk kemi bërë ne hetime? Ne si SHIK nuk do t’i publikonim hetimet tona në gazetë. Por shiko mos hyjmë në muhabete që nuk kanë asnjë vlerë, si, qysh tek. Remzi Hoxhën e vrau Shërbimi Informativ Kombëtar i asaj kohë që varej nga Sali Berisha. Domethënë në mënyrë të qëllimshme apo jo të qëllimshme, në dijeninë time di që i ndjeri Remzi Hoxha i ka ngelur në dorë SHIK-ut. SHIK-u e mori Remzi Hoxhën dhe e torturoi në zyrat e tyre. Por mesa duket personat që e torturuan, nuk kishin përgjegjësinë e masës dhe ai iu ngeli në dorë, duke vdekur. Mos harroni që të gjithë njerëzit që kishin lidhje me këtë ngjarje, me anë të pasaportave diplomatike para ‘97, ikën jashtë. Shërbimi Informativ Kombëtar në atë kohë që drejtohej nga Gazidede e kishte të qartë që kishte gabuar. Me budallallëkun e tyre, me joprofesionalizmin e tyre, e kishin torturuar aq shumë saqë iu ngeli në dorë. Mirëpo, ata zbatuan urdhrin e Berishës se këtij të fundit i interesonte vrasja e Remzi Hoxhës. Megjithatë, një gjë është e sigurtë që Remzi Hoxha ka vdekur në zyrat e SHIK-ut.
-Po pse Berishës apo SHIK-ut të kohës i interesonte vrasja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas? Çfarë mund të dëshmonte Remzi Hoxha dhe pse i trembej Berisha atij?
Unë e kam thënë dhe stërthënë që Remzi Hoxha dinte shumë në lidhje me marrëdhëniet e Sali Berishës me Arkanin, pastaj me Millosheviçin. Atë e akuzuan për spiun të serbëve. Besoj se ishte e kundërta. Ai dinte disa gjëra që më mirë mos t’i dinte. Ata u përpoqën ta trembnin, duke e akuzuar për agjent të serbëve, në mënyrë që të dorëzohej. Por, siç duket, ai qëndroi burrërisht dhe përfundoi ashtu siç përfundoi, duke iu mbetur në dorë.
– Por nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të tjera në adresën tuaj. Berisha ka deklaruar se vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, i cili u ekzekutua në mes të Tiranës më 21 shtator të vitit 1998, e ka organizuar kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar Kombëtar. Sipas Berishës, kjo është 100% e sigurt dhe se i ndjeri Ahmet Krasniqi shoqërohej me oficerë të SHIK-ut, por me një urdhër nga ju një natë më herët iu morën armët. Çfarë komenti keni për këtë?
Pse? Absolutisht nuk më interesonte vrasja e kolonelit kosovar, Ahmet Krasniqit. Saliu ja fut kot, ai është karagjoz dhe mashtrues i pafytyrë. Unë e kam thënë dhe po e ripërsëris që nuk kam çfarë komenti të kem unë për të, për sa kohë nuk ka dalë askush që t’ia mbyllë gojën gjatë këtyre 30 viteve dhe ta marrë në gjykatë Sali Berishën. Akoma e dëgjoni ju atë, akoma nuk jeni bindur se ai shpif, akoma do t’i jepni zë atij? Ai veç trillon histori pa fund duke ecur me filozofinë e tij: “Shpif se diçka mund të mbetet”. Ai është kthyer në klounin e politikës dhe më pas përmes medias në një klloun për të gjithë shqiptarët. Ore kuptoni ju që Sali Berisha mashtron! Mua nuk më interesonte fare, po fare, vrasja e Krasniqit. Unë me kolonel Krasniqin kisha marrëdhënie fare normale. Madje ne në atë kohë iu kishim propozuar që t’i ndihmonin dhe t’i çonim në Kosovë në qoftë se donin, ndërkohë që ata nuk ishin gati dhe e quanin që do të përgatiteshin e më the të thashë. Berisha nuk e donte UÇK-në dhe i interesonte që të eliminonte figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se ai ishte pro Millosheviçit.
-Dakord! Por akuza në këtë rast është tepër e fortë…
Le të japë një provë dhe le të tregojë faktet që ngjarjen e paska urdhëruar Fatos Klosi apo e kanë urdhëruar njerëzit e tij. Ai ka qenë për 8 vjet kryeministër i vendit pas kësaj ngjarje. Çfarë bëri për zbardhjen e saj? Asgjë, asgjë, vetëm shashka di të hedhë Saliu. Nuk e quaj fare të nevojshme të mbrohem nga akuzat e tij. Nëse ai vërtet do që kjo çështje të shkojë deri në fund, atëherë le të vijojë rrugën ligjore. Por këtë historira të ndodhura 20 e ca vite më parë nuk kanë më vlerë dhe Saliu i rikthen për të qenë në qendër të vëmendjes dhe mi ngarkon mua e i duket sikur unë jam përgjegjës. Berisha ka bërë gjëmën në Shqipëri dhe nuk ka pasur turp. Kështu që Berisha ka pasur gjithë sistemin e drejtësisë që ishin emëruar prej tij, ndoshta dhe jo penalisht. Kishte të gjithë aparatin e drejtësisë dhe mund t’i zbardhet këto ngjarje dhe të më çonte mua para drejtësisë. Kishte gjithë kohën për të vërtetuar akuzuat, për të më arrestuar mua, dënuar mua! Por nuk e bëri kurrë se të gjitha i ka sajesa dhe mashtrime, pasi ai ka pasur gisht në të gjitha këto krime. Kaq!
-Atëherë kur jeni i sigurt se ndaj jush po shpifet, pse nuk bëni kallëzim penal?
Për çfarë duhet ta çoj Saliun tek drejtësia? Unë kam pasur akuza të tilla pa fund nga Sali Berisha. Të them të drejtën në fillim, herët e para shqetësohesha shumë kur ai më akuzonte dhe shpifte ndaj meje pa kriter. Por pastaj, kjo strategji e Saliut filloi të më pëlqejë, duke e konsideruar këtë si shenjës, pra target, unë qenkam dikush dhe jam kthyer në makth i Sali Berishës. Tani që nuk e vlerësoj më këtë argument, vetëm qesh me vete. Akoma vijon ky njeri, them. Nuk u mërzit me këtë zanat? Është bërë shumë mashtrues dhe kthyer në një plak karagjoz. Megjithatë, gjynah që ne qeshim, unë të paktën që ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit, është thjesht një karagjoz. Berisha nuk mund të rrijë të merret me nipër dhe mbesa, por do të jetë në qendër të vëmendjes dhe sulmon këdo që i del përpara. Berisha është përgjegjës për të gjithë krimet e bujshme që kanë ndodhur në këtë vend.
– Megjithatë, ditët e fundit zoti Berisha ju ka akuzuar juve se keni gisht për vrasjen e Azem Hajdarit. Çfarë dini ju lidhur me këtë ngjarje?
Unë e kam thënë gjatë këtyre ditëve se të gjitha materialet që ka pasur në dorë Shërbimi Informativ Kombëtar në atë kohë, i janë dorëzuar Prokurorisë. Ka pasur një proces gjyqësor dhe çështja është mbyllur. Sali Berisha e ka përdorur këtë ngjarje për të akuzuar të gjithë kundërshtarët politikë që donte, në fillim Fatos Nanon pastaj edhe Rexhep Mejdanin, por dhe mua si vegla e tyre. Akuzat erdhën nga Sali Berisha, ndërkohë që mos harroni se dy bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës në atë kohë, e akuzojnë atë ditë pas dite se është i implikuar në këtë çështje. Ore a kuptoni ju apo jo që Sali Berisha ka qenë shumë vite në pushtet, ka pasur në dorë të gjithë sistemin gjyqësor dhe shumë institucione të tjera dhe nëse do të kishte dashur ta zbardhte apo ta zgjidhte çështjen “Hajdari”, mund ta kishte bërë. Nuk e bëri se nuk i leverdiste, por tenton tani të hedhë ca shashka, për të qenë në qendër të vëmendjes. Ju kam thënë dhe juve si gazetë, por edhe në media të tjera që të gjithë e dinë se Saliu gjysmë ore mbas ngjarjes, ka treguar versionin e ngjarjes dhe kurrë nuk shkoi në prokurori apo në gjykatë. Berisha e dinte skenarin që do ndodhte që përpara ekzekutimit të Azem Hajdarit dhe mund të them se është i implikuar në vrasjen e tij. Pra, Berisha ka gisht në vrasjen e Berishës. Kaq kam për të thënë!
Berisha do ti kaloj vitet e fundit ne burg ne djall vafsh o plak i ndyre
PSE nuk e rrasni brenda kete Tos Llapen e ti provoje keto akuza??? Shtet dick!!!!!
Ca pyetjesh i bën edhe gazetari. Po pse krimineli do e pranojë akuzën që i bëhet atij ? Hajde gazetar leshi hajde. Po të kishte qenë kaq i pafajshëm ky Klosi , pse nuk e ka çuar në gjykatë Berishën për mashtrim kundrejt emrit të tij. Se ato që shtrohen janë akuza të rënda , janë për vrasje. Për sa kohë Berisha e akuzon Klosin apo njerëz të tjerë dhe nuk gjendet para gjykatës për të provuar atë që thotë , unë i besoj Berishës .
Berisha ka gisht ne vrasjen e Azem Hajdarit desha te thuash. Ky eshte nje fakt qe dihet nga te gjithe, po drejtesia e re do ta marre nen hetim kete bandit?
KUJDESE FATOSE :ME KETE DEKLARATE BERISHA PO KERKON TE DIJE SE SA DESHMITARE KANE NGELUR QE I DINE VRASJET E TIJE .
DHE MOSE HARRO SE EDHE JU KENI QENE NJE NJERI SHUME I RENDESISHEM NE KOHEN E VRASJES SE REMZI HOXHES.KENI QENE KRYETARI I
SHIKUT . PRA EDHE JU DINIT DICKA,DHE DO ISHTE MIRE QE KETA DOKUMENTA QE DISPONON ,TI KISHE PREZENTUAR PERPARA KOHE NE SHTYPE ,APO GJYKATE.
Po ishte Gazidede kryetar shik-u kur u rrembye dhe u vra i ndjeri Hoxha o shoku. Lexojini me vemendje cfare thuhet e shkruhet se beheni qesharake dhe te hiqni deshiren e replikes.
O zoti Rexh mos e ngaterro kekun me byrekun.Kryetar i shikut ne kohen kur eshte vrare Remzi Hozha ka qene bashkepuntori i Arkanit dhe spiuni i serbise Bashkim Gazidede e jo ky murteberi Fatos Klosi
Sali krimineli ka Aq Krime Mbi Kurriz sa nuk ia vlen ti permendesh Ma ,po duhet marre Zvarre ne Gjyq e te Japi Llogari Ky Perbindsh i PaPare.
Titulli i artikullit duhet të jetë ” u tregoj disa nga vrasjet e Saliut” jo vrasjet e Saliut
PS shkrun Salih rrahman brriShit per ditelindje :
—
I dhjeruari shpellar Shejtani Vicidolit
Ne kte dite te Mallkueme per Shqiperine ju njoftojme se;
Neser,mbas Ngordhjes tuj (e tuj-tuj-tun )
Qeverria do ndertoj ,menjiher mbi, Varrin tuj, Halene e Kombit.
Kerkesat ne internet,e frekuentusseve qe mezi presin i n a g u r o j n e WC-Demokratike
ka kalue mbi 5- Miljon ,nder ta,edhe shume Turiste Perendimore
qe mezi po durojne te dhjesin ne Surrat .
————–
Mbi WC do jen shkrue,vec WC- Demokrat ike edhe nji foto e surratit tuaj si HotSpot WC-sh,
edhe fjale si psh
– Dhjerje te marr
-mirsedhisni shoke Qytetare
-dhe ne cdo kabine ne pjesen e brendeshme te deres,
do keni nji Poster nji figur shqiptari me kostum kombetare,
qe ka ulur shallvaret poshte dhe mban me dor nji rrock gjigange me Tatuazhin e fytyres se Salih bershit,
ku goja e te cilit eshte stampuar ke koka e karit ,qe nga goja sprucon
fjale si- Liri Dhimerkraci
ose “Dhis is a Mirakell ” ?
———
Edhe fund-
Miqesishte KM juej Rama ?
Fatosi paska filluar te kete frike nga bemat e tij.
Do tregoj thote si te ishte ndonje deshmitar i rastesishem qe ka patur frike te tregojexderi me tani.
Po ai ka qene drejtues i sherbimit informativ shqiptar dhe e ka paturxdetyrim ligjor te denoncoje nese pasa dijeni dhe prova . Per mos reagim ai shkon ne burg.
Personalisht besoj se Sales ai do i rruaje ate . Sepse po te kishte patur prova do i kishte nxjerre me kohe.
Por gjithsesi pas kesaj deklarate SPAKU i leshit duhet ta therrase Fatosin e ta pyese .
JU TREGOJ VRASJET KU KA GISHT BERISHA .-thote Klosi.
Po kujt do ja tregosh more batakçi ,gazetarit te Temes ?!! . Pse nuk i paske treguar deri tani se nuk ke qene detektiv privat mor legen qe te mbash informacione per kur te duhen .Dhe te mendosh se nje “intelektual” si ky ka qene drejtues i shik – t.
Piktori do thoshte O Zot , O Zot, O Zot.
o zoti Klosi na lodhe duke te degjuar ty neper studio per bemat e Berishes por kjo nuk eshte serioze ne qofte se ti si ish shef dhe i ke ditur keto ngjarje perpara se te ndodhnin perse nuk more masa ti ndaloje ose pas ngjarjeve perse nuk çove ato dokumenta me fakte me qëne se i dike te gjiitha krimet qe ka kryer Berisha por ke heshtut dhe tani ben te diturin. Kjo me duket nje loje e piste por ketu akoma nuk jane forcuar siiçduhet organet ligjzbatuese te drejtesise se ti duhesh marre me force te mbyllesh brenda per bashkepunim te fshehjes se krimeve dhe krimineleve, faleminderit.
Saliu më duhet LUAN
kaq shumë “hiena” që i janë lëshuar dhe nuk i bëjnë dot asgjë!!
Saliu më duhet LUAN
kaq shumë “hiena” që i janë lëshuar dhe nuk i bëjnë dot asgjë!!
Saliu më duket LUAN
kaq shumë “hiena” që i janë lëshuar dhe nuk i bëjnë dot asgjë!!!!!
Saliu më duket LUAN
kaq shumë “hiena” që i janë lëshuar dhe nuk i bëjnë dot asgjë!!!!!
ndoshta e kam apo e keni gabim
Saliu më duket LUAN
kaq shumë “hiena” që i janë lëshuar dhe nuk i bëjnë dot asgjë!!!!!
ndoshta e kam apo e keni gabim
Pergjigjja per “Socialistin si sot dhe neser”:
1-E kemi gabim ne “socialistet si sot dhe neser” qe Saliu llomotit. Me kohe duhej tek vendi.
2-E ke gabim ti “Socialisti si sot dhe neser” qe e quan Saliun Luan. Saliu eshte nje mut. Egzistenca e tij ne politike i leverdise Edi Rames qe luan shah ne politike. Sa me mut Saliu, aq me e lehte eshte per Ramen. Besoj se me kupton. “Socialistet si sot dhe neser” jane tradhetuar nga lojtaret e shahut.
3-Ti si person, praktikisht je nje “hijene” tipike, sepse langarosesh si nga ana e socialisteve ashtu dhe nga ana e luaneve. Ti je nje hic se nuk di ku je dhe nuk kupton ku rron!
Pse nuk shkon ti deponosh ne prokurori keto akuza kunder Berishes o qelbanik po na hapni barkun me akuza dhe kundra akuza qdo dite? Se Berisha eshte hajdut dhe vrases askush nuk e ve ne diskutim por problemi eshte se ju qe keni fakte i mshefni qe te mbroni njeri-tjetrin. Mutra.
Faleminderit për spjegimin!
Sali Pyka ka ne kurriz shume krime te pa ndeshkuara, ajo e zhdukjes se te ndjerit Remzi Hoxha eshte vetem njera nga ato. Vrasjen e kater qytetareve te pafajshem ne Bulevard e ka pranuar boterisht me krenari cubi! Ka shume krime te tjera si ato te Tropojes, Gerdeci dhe shume krime ne ekonomi. Por ne vrasjen e kolonel Krasniqit perfshirja e Fatos Klosit eshte shume e besueshme. Ndoshta nje dite te dy duhet te dalin para gjykates Saliu me nje barre krime dhe Fatosi me thesin e vet mbi shpine.