Një nga vendimet më absurde të marra sot në mbledhjen e Ligës së Futbollit, nuk është ajo e vazhdimit të bojkotit, pasi për këtë nuk është askush i shqetësuar.
Bojkoti i Ligës nuk ka marrë asnjë përkrahje nga opinioni publik, të cilët i kanë akuzuar se e gjithë kjo lojë po bëhët për interesa personale të një grupi presidentësh.
Ajo që ishte më aburde dhe e paprecedentë, është vendimi i Ligës për t’i hequr të drejtën e transmetimit të ‘highlights’ televizionit publik shqiptar.
Dhe arsyeja është skandaloze, ku vetë presidenti i Ligës është shprehur se ky vendim i marrë lidhet me arsyen se RTSH-ja ka pasur një linjë editoriale kundër nismës së kësaj të ashtëquajture Ligë Futbollit.
“Liga unanimisht vendosi që bojkoti të vazhdojë derisa qeveria të plotësojë kërkesat. Pika e dytë ishte se duke parë mënyrën se si është trajtuar emisioni sportiv në RTSH, që nuk është koherent dhe mbështetës për futbollin, Liga vendosi që të mos përsërisë me ta kontratën e bashkëpunimit për ‘highlights’ në sezonin që do të vijë. Këto ishin dy vendimet e marra sot”, janë fjalët e Edvin Libohovës pas përfundimit të sotëm të mbledhjes.
Federata Shqiptare e Futbollit është një Institucion që drejtohet nga njerëz që e kanë marrë peng një president që nuk do asnjë zë kundër për t’i përmendur pislliqet që bën në krye të FSHF-së.
Por, po aq e rëndë është dhe nëse presidentët e futbollit kanë lejuar që të vendosin censurën ndaj RTSH-së, me arsyen se i prish terezinë Armando Dukës. (TemA)
ESHTE THENE E STERTHENE DHE TASHME JANE TE QARTE TE GJITHE SPORTDASHESIT SE PERSA KOHE TE JETE PRESIDENT I FSHF ” DUKA I KRIMIT” FUTBOLLI SHQIPTAR NUK KA PER TE BERE HAJER.
Po kujt i plasi per kete bojkot,c fare ekipesh jane keta kur futbolli yne eshte per vajmedet e stadiumet gjithmone pothuajse bosh.
Kane uzurpuar futbollin. Ti leme ne marrezine e tyre per te mos patur futboll tek ne. Ne fund te fundit eshte thejeshte çeshtje shoqatash sportive dhe shteti nuk ka asnje detyrim perderisa nuk ka te drejte qe ti kontrolloj e te mesoj se si livadhisin me shuma te majme parash per xhepat e tyre. Demek te ruhet pavarsia. Le ta lene shqiperine pa futboll dhe bota do te kuptoje se kjo ne fund te fundit eshte nje bande hajdutesh aventuriere qe vecse mjelin dhe nuk u dhemb ne zemer futbolli. Bejne edhe politike….hajdutet.