Koronavirusi ndoshta nuk do të zhduket kurrë dhe as një vaksinë nuk do ta ndalojë atë plotësisht. Kështu është shprehur figura kryesore e luftës së bluzave të bardha kundër pandemisë në Britaninë e Madhe, Sir Patrick Vallance.
Këshilltari kryesor shkencor, duke folur me anëtarët e Dhomës së Lordëve, tha se virusi një ditë do të bëhet si gripi dhe se do të shkaktojë shpërthime çdo vit.
Ai tha se ministrat dhe ekspertët duhet të ndalojnë ‘premtimet e tepërta’ dhe të jenë realistë rreth perspektivave të një vaksine dhe afateve kohore të mundshme për një të tillë.
Sir Patrick tha se nuk ka të ngjarë që ky shpërthim të përfundojë para pranverës, duke u bërë jehonë paralajmërimeve të tij të mëparshme dhe të kolegut të tij profesor Chris Whitty se lufta kundër Covid-19 do të jetë e gjatë.
“Unë mendoj se nuk ka gjasa që ne të përfundojmë me një vaksinë vërtet sterilizuese – dmth diçka që e ndalon plotësisht infeksionin – dhe ka të ngjarë që sëmundja të qarkullojë dhe të jetë endemike”– tha Sir Patrick në një takim të Komitetit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Lordëve pasditen e së hënës.
Përkufizimi mjekësor i endemisë përshkruan një sëmundje që është vazhdimisht e pranishme.
“Ky është vlerësimi im më i mirë dhe mendoj se është pikëpamja e shumë njerëzve në SAGE se ky është një rezultat i mundshëm. Është e qartë, ndërsa menaxhimi bëhet më i mirë, ndërsa vaksinoheni, gjë që do të zvogëlojë mundësinë e infektimit dhe ashpërsinë e sëmundjes, kjo fillon të duket më shumë si grip vjetor se sa çdo gjë tjetër. Ky mund të jetë drejtimi në të cilin do përfundojmë.”- ka deklaruar Wallace, citon Daily Mail.
Në të njëjtin takim, Sir Patrick tha se ai ende beson se një pandemi e gripit është kërcënimi më i madh për Mbretërinë e Bashkuar dhe se zyra e tij ka vendosur një sistem të dytë në rast se ka një krizë tjetër para se të mbarojë epidemia e koronavirusit.
Gripi është aq i vështirë për t’u kontrolluar sepse virusi pëson shpejt mutacione – ndonjëherë një herë në vit ose më shumë – që do të thotë se mbrojtja nga vaksinat e mëparshme nuk zgjat shumë.
Sir Patrick tha se kjo mund të ndodhë me Covid-19, megjithëse dha një rreze shprese se koronavirusi nuk shndërrohet askund aq shpejt. Kjo ngre perspektivën që njerëzit mund të jenë në gjendje të zhvillojnë imunitet afatgjatë ndaj tij.
Nuk jam i shqetesuar sepse parashikimet e tyre nuk dalin kurre.
Pa u zhdukur monstra si ju natyrisht qe korona nuk zhduket… sa here tjua kerkoje mafia ju do e nxirrni serish nga laboratoret,”gabimisht” kuptohet… zoti ju pafte!!!
Eshte ma se e vertete,do te vjetrohet,por vendin e tij do e ze nje i ri,tashme eshte gati.Zhvillimi teknollogjise ben “miracolo”
Ky me qe qenka kaq i afte perse nuk i futet punes qe te zbuloi vaksinen por hedh teza te tilla.
NJE NGA KUSHTET E QENIEVE TE GJALLA ESHTE PERSHTATSHMERIA, VALLE KAQ IDIOTE KULTIVOJME NE SHKOLLAT TONA QE TE MOS NJOHIN lIGJET THEMELORE TE ZHVILLIMIT TE QENIEVE TE GJALLA, KUR DIHET QE NJE PJESE E BOTES SE GJALLE ZHDUKET DHE PJESA TJETER MBIJETON PER TE DHENE BREZA TE ARDHSHME IMUNE ? A KA KUFI IDIOTESIA?????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Nuk ka per tu zhdukur asnjehere sepse eshte thjesht grip ( nese eshte ashtu vertet dhe jo produkt laboratori) i cili eshte me se i zakonshem per njerezit normale dhe vdekjeprures per njerezit e moshes se trete qe kane dhe nje duzine semundjesh te tjera ose njerez qe kane semundje te renda.
Cudi teknologjia zhvillohet po krejt papritur plasin pandemi, ku 99 perqi d e paciente e skan pasoja, me gjitha shtyjn per vaksina te fuqushmit qe duan Para.
Der dje pa ket teknologjia skishim nga keto lojra dhe ishim t shendet shem.
Tani vec bufi se kupton qe kjo pandemi esht njesoj si gripi po shtypi dhe gates me shoke dhe obsh duan vaksina. Shif Gjith European apo Canada e, vini maska vini maska po rastet rriten, ather per car duhet maska? Qe Ata pak njerez si bezos me shoke te bejn namin me fitimet bashke me Kompanit farmaceutike.
Apo pcr test qe skan lidhje me covid 19.
Thjesht kerkoni online dhe shiheni vet qe testet Jan kot, svlejn per gje