DETAJET/ "Me maska e uniformë RENEA", pranga autorëve dhe bashkëpunëtorëve që tentuan të ekzekutojnë biznesmenin Andon Dhima

21 Tetor 2020, 14:01Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka prangosur 2 autorët dhe 2 bashkëpunëtorët që tentuan t’i bëjnë atentat biznesmenit Andon Dhima.

Efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë, në mbështetje nga prokuroria që ka nisur hetimet, arrestuan 2 personat që e ndoqën për ta vrarë biznesmenin 51-vjeçar,, të dy me precedentë kriminalë në fushën e vjedhjeve me armë dhe plagosjes. Gridi Lena 45 vjeç banues në Tiranë rezulton sipas policisë i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani.

Mësohet se ajo që pamë kamerave të sigurisë, nuk ishte  fytyra e vërtetë e dy personave të arrestuar tashmë për atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima, më 15 tetor të këtij viti teksa futej në hyrjen e pallatit ku banon në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Gridi Lena dhe Altin Hoxha kishin vënë maska silikon kur hynë me një armë në dorë për të qëlluar biznesmenin, i cili në moment të fundit u fut në ashensor, ndërsa autorët u larguan pa rënë në sy, duke dalë nga pallati.

Policia njofton se identiteti i plotë i autorëve të atentatit janë:

Grid Lenon, 45-vjec lindur në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim per vjedhje me armë në shtetin Gjerman.

Albin Hoxha, 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Ndersa dy bashkëpunëtorët e atentatit jane, Maringlen Matohiti, 30 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.

Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zbardhet tentativa për vrasjen e 51-vjeçarit, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy autorët që ndoqën 51-vjeçarin, për ta vrarë. Autorët me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje.

Në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stuhia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit:

M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

6 komente në “DETAJET/ “Me maska e uniformë RENEA”, pranga autorëve dhe bashkëpunëtorëve që tentuan të ekzekutojnë biznesmenin Andon Dhima”

  1. GAZETARJA says:

    Ju lumte policise se shtetit dhe popullit ! Pergezime e suksese

  2. Saderi says:

    Kjo eshte policise qe kerkon populli. Kapja ne nje kohe rrekord e ketyre krimineleve ,ngjalle shume shprese per ritjen e sigurise tek qytetaret .Iuroj policise se shtetit sukses

  3. Lani says:

    RENEA. krenaria Shqiptare ..policia me e mire rrespekte djemt shembullore …shteti Shqiptare duhen te investoje shume per RENEAN

  4. Papi says:

    Korigjoni shkrimin sepse ktij grupi i mungon “xhon lenon” dhe kompletohen
    “Lena” dhe “lenon” nuk jane nje apo jo?

  5. Loni pe betoni says:

    Lani qenke kèllèf fare.Çhyn RENEA ketu,apo si gjithmone nuk lexoni e ja fusni kot.
    Kriminelève ju gjetène uniforma me mbishkrimin RENEA o LONI.”Lani”

  6. Populli says:

    Te lsi-se…apo pd…….keta bastarde si Likja..dhe Salserbi duan vrasje…rremuje…te shpetojne cka kane vjedhur….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje