"Tërmeti', Kryemadhi nxit banorët e Kombinatit të refuzojnë shtëpitë e reja në Vaqarr: Nuk do i lejoj! Unë besoj në Zot, s'jemi budallenj. Do bëhemi barrikadë

21 Tetor 2020, 11:35Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot pranë banorëve të Kombinatit të cilët ankohen për shkak të dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas banorëve, flitet që ata do të zhvendosen në ndërtesa në Vaqarr, por banorët e kundërshtojnë.

Ata thonë se nuk duan të lëvizin nga toka dhe trualli i tyre. Në mbështetje të tyre dhe në krah iu doli kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Banori i Kombinatit: Nëse është në plan për t’u prishur të gjithë të marrin këtu, të ndërtohet këtu në këtë tokë. Kaq kërkojmë. Minimalisht këto tulla i kemi blerë me gjak. Të gjithë banorët këtu nuk e lejojnë një gjë të tillë, këtu kanë për të hasur rezistencë.

Kryemadhi: Unë e njoh mirë këtë zonë, historinë e saj edhe në atë kohë kemi pas diskutuar. Me zotin para jam e bindur që nuk ka për ta realizuar këtë plan. Unë jam besimtare shumë, sado që mundohemi të bëjmë politikë të madhe me hallet dhe problemet e njerëzve nuk bëhet politikë. Unë dua të them se garancia ime personale është të shikojmë nga ana ligjore, se pronën tuaj që e keni që në vitet’ 50 nuk e tjetërson dot Erjon Veliaj.

Banorja e Kombinatit: U bë një vit me këtë situatë këtu, askush nuk ka ardhur të na thotë se do shkoni në Vaqarr, as do rrini këtu. Bonus qeranë e marrim po si ta braktis unë pronën këtu ku jemi rritur nga familja?!

Kryemadhi: E para gjë që do bëjmë ne është një sqarim të situatës. Secili nga ju të rishikojë edhe njëherë dokumentet e pronësisë për të shkuar deri te padia, të mësojmë çfarë po ndodh me fondin.

E kanë bërë në një komunë, me letra do ju japim 22 milionë ju thonë njerëzve dhe ti merr 5 milionë dhe shtëpinë nuk ua japin, i thonë e ke për 99 vjet.

Pse mo çfarë jemi ne, si mund ta japësh pronën e babës me koncension?! Nuk do i lejojmë ata të tallen me ju! Pasi mbaruan punë me naftën, i keni parë ato gratë e shkreta ca po bëjnë në Ballsh s’kanë marrë 20 rroga, po duan të fusin fëmijët tani.

E kuptoni? Barrikadë do ju bëhemi deri më 25 prill atyre! Nuk është çështje votash se atë e dini vetë ju, unë nga ana ime do i bëj letër institucioneve që në emër të kujt do i bëjë këto tjetërsime pronash ai?

Banori tjetër: Po këta tani, na marrin për budallenj neve?

Kryemadhi: Po u ndamë si zogjtë e korbit do na marrin për budallenj, po u bashkuam, po nuk i lejuam nuk kanë çfarë na bëjnë.

10 komente në ““Tërmeti’, Kryemadhi nxit banorët e Kombinatit të refuzojnë shtëpitë e reja në Vaqarr: Nuk do i lejoj! Unë besoj në Zot, s’jemi budallenj. Do bëhemi barrikadë”

  1. Kapterri says:

    Vaqar or ko…..var!

    1. Roberto says:

      Hahhahaa tamam Vaqarr. Eshte interesant qe germen C nuk e vendosin atje ku duhet. Cadres i thone qader,cafcafit i thone qarqaf cajit i thone qaj hahhhaaaa apo disa here Gramoz Rucit ja thone emrin Gramoz Ruqi analfabete hesapi. Sa per Moniken nuk ja vlen te flasesh pasi ajo njihet prej vitesh se kush eshte. Ishallah shet pronat e veta qe i ka lene trashegimi “mamaja” ?? qe te mbushe portofolin bosh dhe ato para t’ja u jape grevisteve femra qe takoi nje jave me pare.

  2. ana says:

    Edhe e doni qyl, edhe e doni aty ku ka qene, mos doni edhe pishina tju bejne? Hani nje mut!

  3. vang says:

    Ah moj buce si don te kapesh.E thekson se je besimtare ne zot dhe ne te besuam.

  4. ...sa besimtare je ...e ka lene amanet DRITAN PRIFTI... says:

    ………i ndrite shpirti DRITAN PRIFTIT.

    1. titi says:

      po ky burri i shkurter me floke te gjata e te verdha mund te me thoni kush eshte.

  5. Tuti says:

    Shqiptaret jane te cuditshem
    Kane nje vit qe marrin para nga buxheti i shqiptareve si qera, do vazhdojne te marrin edhe nje vit tjeter. U thone qe do u japim shtepi te re ne zonat e percaktuara per ndertim, i duan shtepite e reja por duan qe tu ndertojne shtepi edhe aty ku i kane germadhat.
    Vetem ne Shqiperi ndodh kjo

  6. mir qe keni vjedh gjithe Shqipnin,
    e vra e shkatrru jeten shqiptareve,
    dhe bushtra jetn ne Vila ,ka shtepi edhe per qen e mace,
    vjen e kerkon te na leri pa shtepi ?
    Un s’e kuptoj cfar do kjo lloj politikane,
    c’eshte kjo lloj politike, ti ndalosh popullit te gezoj jeten !
    Hik maj maskareshe imorale,se nun je politikane ti,
    por kriminele.
    Hik maj kurve histerike e palloje me Ramushat ato vryma e qetsohu
    Na ler te qet ne hallet tona.
    Hajnet e Mallkum.

  7. fati says:

    Ashtu beni mos i merrni shtepite se ka mjaft te pastrehe qe do ti zene ne cast. Po more shqiptare cfare borxhi ju ka shteti se ju prish shtepia juaj. Po u prish ndertojeni, une perse duhet te paguaj per shtepine tende. Secili ka nje shtepi per te cilen pergjigjet vete dhe jo komshijte apo qytetaret e tjere. Jemi ne kapitalizem more shqiptare. Une kerkoj page me te larte per punen qe bej, pension me te larte per punen qe kam bere dhe jo te paguaj se i ngrihet mones dhe disa te tjereve per te mos pranuar shtepite e reja. Kurrrrre mos i pranoni. Po a mos valle monav ju afroj vilen e saj ne lalez apo shtepine ne tirane, pranojeni se me leket e shtetit i ka ndertuar, me leket tona. Nqs nuk ju a afron shkoni vete dhe zaptoni se dy vete jane nuk kane se cfare ti duan, i kane kot.

  8. Ilir says:

    A kane paguar siguracione per shtepite keta njerez? Eshte njelloj si me makinat.Nese paguan siguracione, shkon dhe I kerkon demshperblim ne baze te asaj qe ke nenshkruar. Nese jo, ngrohu ne diell. Keshtu funksionon ne boten kapitaliste. Shteti te ofron asistence, ndihme provizore, jo shtepi te re qyl, e te besh edhe… kakerdhija…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje