Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar presidentin Ilir Meta për dekoratat që po jep ditët e fundit si qoka elektorale.
Teksa i ka publikuar një foto ku shfaqet tek berberi, Hoxha shkruan me ironi se ky tipi me gërshërë në dorë e meriton një dekoratë, por jo pas vdekjes.
“I vetmi vend, ku komandanti i Pergjithshem Forcave Ushtarake në rast lufte, Ilir Meta, del “rruar qethur”, edhe pse godina eshte e rrethuar nga Garda e Republikes, eshte ky tipi me gershere në dore.
Dhe sigurisht e meriton nje dekorate, por jo nga ato pas vdekjes”, shkruan Hoxha.