Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila nga Vora, një ditë më parë i kërkoi qytetarëve të strehuar në banesa pas dëmtimeve nga tërmeti të mos dalin nga shtëpitë.
Rama tha nga Farka se qytetarët janë të zgjuar duke ironizuar se “ata nuk do e marrin karremin e Monikës për të rënë në tiganin e saj”.
Rama shkëmbeu batuta me 4 familjet e së njëjtës kurorë që morën në dorë çelësat e banesës, ndërsa mori disa sekonda për të kthyer maskën në anën e duhur pasi e kishte vënë mbrapsht.
“Pse nuk thoni që e kam maskën mbrapsht unë, e paskam kthyer PS me kokë poshtë, apo kështu e doni ju”, u shpreh Rama, duke shkaktuar edhe të qeshura.
Në fund kreu i qeverisë shkëmbeu batuta edhe me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili kërkoi që si mbyllje të shkrepnin një foto bashkë me banorët që sot u futën në shtëpinë e rindërtuar.
Pjesë nga biseda:
Rama: Shyqyr që nuk keni pasur konflikte sherre. E mbajmë llafin ne socialistët që thoni se gënjejmë. Ti e paske shtëpinë më të madhe apo je demokrati më i madh
Banori: Jo nuk jam demokrati më i madh jemi içik më shumë ne
Rama: Disa i kanë pasur dokumentet, disa jo se kështu i lanë këta të PD-së, çorap.
Veliaj: Kishin vajt disa politikanë në Vorë i thonin mos dilni nga shtëpia. I thoshte rri rreziko jetën dhe vidh lekët e shtetit
Rama: Kush ishte, këta?
Veliaj: Jo nuk ishte PD ishte një parti tjetër, Monika me këta
Rama: Aaa, ishte tigani. Si mund t’i thuash njerëzve mos dilni nga shtëpia. Në këtë pikë i dashur kemi të njëjtin hall me këta.
O ju, ose ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është helmi i përditshëm por njerëzit nuk janë budallenj. Nuk i hanë këto lloj karremash për të përfunduar në tiganin e Monikës.
Po nejse mos ta prishim tani. Po mirë ishte sa po mos me na marrë sysh.
Veliaj: Do bëjmë një fotografi siç jeni kthehuni andej
Rama: Se lali pa fotografi nuk e mbyll (qesh).
Nuk e ha se e kanë ngrënë kur të dhanë votën ty për të bërë fabula dhe qyfyre
po bëni teatër kombëtar me këtë popull ………..
tallni bythën me këtë popull
Ky i gjati qe thote se eshte ndryshe nga te tjeret …Po ju tregoj nje ngjarje te vertete..
Burre e grua po shkonin nga fshati per pazar ne qytet.Rruges shohin nje are me miser.Gjithkund misrat te gjate njelloj pervec nje kalliri ne mes te ares qe binte shume ne sy se ishte shume i gjate
Burri i cuditur shkon ne mes te ares tek misri me i gjate e per te marre nje pergjigje si ishte e mundur.Kur afrohet tek rrenja e tij e gjen pergjigjen….Ne rrenje te tij ish mut!!!!!
“Skenderbe”,ti pastaj e hengre mutin?…