Me sëmundje të tjera shoqëruese, 21-vjeçari që humbi jetën nga COVID-19. Kurohej në shtëpi

23 Tetor 2020, 09:16Sociale TEMA

Ledian Ceka banues në lagjen “Skënderbe”  në Elbasan, është 21-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme humbi jetën nga COVID-19.

21 vjeçari pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe është vendosur menjëherë në intubim. Por pavarësisht përpjekjeve i riu nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin.

Po ashtu ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, konkretisht nga sëmundja e mushkërive.

Mbrëmjen e djeshme 21-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa edhe pse ishte me sëmundje bashkëshoqëruese, ai u mjekua në shtëpi.

I riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19.  por më pas gjendja e tij është përkeqësuar duke bërë që mbrëmjen e djeshme të nisej me urgjencë drejt spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Ai është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Në Elbasan që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Elbasan kanë humbur jetën 34 persona dhe janë infektuar 334 të tjerë.

Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë kanë vdekur 465 persona dhe janë infektuar 18, 250 pacientë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

1 komente në “Me sëmundje të tjera shoqëruese, 21-vjeçari që humbi jetën nga COVID-19. Kurohej në shtëpi”

  1. Riciciation says:

    Nuk i behet tangerllik e karshillik kesaj semundjeje, o popull! Prandaj merrni masat te ruani veten, familjaret tuaj dhe personat qe keni perreth. Lerini llafet se po vdedin perdite njerez!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje