Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje mbresëlënëse nga Rruga e Kombit e cila nga një burim aksidentesh është kthyer në një rrugë me standarde europiane.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
PPSL me PPP e VKM.
Jepeni vendin me konçension të gjithin.
Shqiptarët përveçse me qera ne vendin e tyre do të kenë dhe ca miliarda € borxhe. Transparencë nuk ka por sa i keni çuar e kalojnë 500€ / për frymë apo kane shkuar tek 1000.
Se po ju plas trapi juve. Juve sot për sot mendoni dhe më së shumti për veten tuaj.
Ju i merrni sot ata do ti paguajnë gjithë jetës.
Ju për vete dhe oligarchy po punoni.
Edo bëji të fala Salehut…
Po mire, jep nje propozim te detajuar per te ndertuar rrugen siç do ti. Mjaft u qave, jep zgjidhje