Veliaj përplaset me Kryemadhin: Hallet e Zenit dhe Monës janë vilat miliona euro dhe jo hallet e njerëzve, si do lë Bashkinë e Tiranës që të shkoj të pi një birrë në Jalë?!

25 Tetor 2020, 16:25Politika TEMA

Duke iu përgjigjur deklaratave të një dite më parë të kryetares së LSI, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se forca më energjike e shoqërisë sot, gjenerata e re nga e cila do të dalin drejtuesit e ardhshëm, nuk mund të vetëkënaqet me një birrë apo një ekskursion në Jalë.

“Dje pashë një takim të Monika Kryemadhit e cila thoshte: “E ftojmë lali Erin në partinë tonë, që të plotësojë ambiciet e veta”. Unë ambicie kisha të isha kryetar i Bashkisë së Tiranës, që t’i shërbej popullit, qytetit tim. Si do lë Bashkinë e Tiranës, që të shkoj të pi një birrë në Jalë?! Kjo është për të qeshur e për të qarë, se në mendjen e saj, t’i biesh qylit, t’i marrësh gjërat pa meritë, të shkosh për një ekskursion në Jalë, quhet ambicia më e madhe e një të riu. Kështu që, pyetja ime për ju është: Cila është ambicia? Kap një birrë falas, apo të jesh nesër deputet i ardhshëm, administrator i ardhshëm, kryetar i ardhshëm i Bashkisë?!”, tha ai.

“Partia Socialiste është sot partia e fituesve, – tha Veliaj, – pse duhet të zgjedhim humbësit? Kur unë jam me familjen e fituesve, pse duhet të shkojë dikush me familjen e humbësve, jo vetëm unë, por kushdo tjetër?! Kush është ai, jo vetëm në Zall Herr, Dritas, Qinar, apo në Çekrezë, Kasallë, Melçizë e kudo tjetër, një njeri normal në çdo vend kur e shikon se si disa parti po tkurren, rrudhen, mpaken dhe kur shohin familjen tonë që po rritet dhe po shtohet e po fiton, pse do shkojë me humbësit?!” u shpreh kreu i socialistëve të Qarkut Tiranë.

Kryebashkiaku tha se partitë e tjera flasin me shembuj më qartë sesa me fjalë, duke sjellë në vëmendje vilën e blerë së fundmi në një prej zonave ekskluzive të Tiranës nga djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha; apo vilën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në Gjirin e Lalëzit, në të cilën bashkëshortja e Presidentit të Republikës ka plot 9 tualete.

“Keni halle si Zeni me vila 1 milion e ca euro? Apo keni halle për punësimin, për shkollimin, për të gjithë investimet e tjera? Nëse ka të rinj që nuk kanë hallet e vilës 1 milion euro, por kanë halle të ngjashme me tonat, duhet t’u themi ejani në familjen tone, se jeni më të ngjashëm me ne, sesa me ata. Nëse zonjat e Zall Herrit nuk kanë halle për 9 banjo për 9 macet, por kanë halle për shtëpinë që ua prishi tërmeti, kanë hallet e fëmijëve të tyre si do i avancojë karriera, kanë hallin e ekonomisë së tyre familjare në fshat, atëherë i kanë hallet më të ngjashme me tonat se me të Monës, ndaj kjo është arsyeja pse duhet të vijnë në familjen tonë,” u shpreh Veliaj.

3 komente në “Veliaj përplaset me Kryemadhin: Hallet e Zenit dhe Monës janë vilat miliona euro dhe jo hallet e njerëzve, si do lë Bashkinë e Tiranës që të shkoj të pi një birrë në Jalë?!”

  1. Lili says:

    Jo jo, ti ke hallin si te bejsh dy dasma ne shqiperi e nje tjeter ne Pariz…per popullin po shihet sa iu dhemb per naftetaret …

  2. sali lala says:

    Ky eshte hipokriti me i rrezikshem qe do t’i haje koken Edi rames me perrallat se po vdes per qytetaret

  3. AI says:

    ik o Eri ik…si ha kush kto…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje