Riatdhesimi: Pritet që rreth 70 persona të nxirren nga kampi Al Hol në Siri, do rikthehen përmes Shqipërisë dhe shqiptarë nga Kosova e Maqedonia

27 Tetor 2020, 09:30Sociale TEMA

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Abc e Mëngjesit, këtë të martë ka dhënë detaje në lidhje me shpëtimin e shqiptarëve që ndodhen në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri.

Elezi në fjalën e tij me gazetarin Enkel Demi ka deklaruar se sot pritet që një tjetër grup shqiptarësh të shpëtohen dhe të dërgohen në Liban, ku pritet që në orët e mbrëmjes të nisen për në Shqipëri.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kampi i ferrit Al Hol do të mbyllet dhe për këtë kanë qenë dhe autoritetet kurde që kanë  kanë bërë kërkesë shteteve për tërheqjen e qytetarëve të tyre dhe Shqipëria ka qenë një ndër vendet që i është përgjigjur.

Operacioni do të vijojë edhe ditën e sotme dhe deri nga mesi i ditës pjesa e fëmijëve dhe e grave që ndodhen në kamp të sillen në Liban dhe të sillen mbrëmjen e sotme në Liban.

Mes të shpëtuarve ka edhe nga Kosova dhe nga Maqedonia dhe të sillen në Shqipëri dhe sipas informacioneve që kemi kampi Al Hol do të mbyllet dhe do të shkojnë në një tjetër kamp pasi autoritetet kurde nuk kanë më gjendje ekonomike për ta mbajt të hapur si kamp.

Shpëtimi i tyre ka qenë dhe një kërkesë e dërguar vendeve për shpëtimin e shtetasve dhe ka qenë Shqipëria ajo që i është përgjigjur kësaj kërkese dhe ne thjesht kemi ndihmuar në kontakte me to”, është shprehur Elezi.

4 komente në “Riatdhesimi: Pritet që rreth 70 persona të nxirren nga kampi Al Hol në Siri, do rikthehen përmes Shqipërisë dhe shqiptarë nga Kosova e Maqedonia”

  1. Henk says:

    Merrni vetëm fëmijët, ato Hatixhet dhe Habibet lërini aty që të shfryjnë topet e mjekërrmorrave egërsira…

    1. Erdogani kryetar i ISIS-it says:

      Kaluan 6 vjet dhe akoma nuk kane te mbaruar se kthyeri turmat Turkarnaute, imagjinoni sa mijra kane shkuar, sa jane vrare, kane humbur …
      Keto qe po perjetojm i kemi peshqesh nga Turqia e Erdoganit.
      Merit te vecant kane Hoxhallaret (agjentet e Turqis se Erdoganit) qe rekrutojne debilat Shqiptar dhe si trushpelar i cojne ku ka nevoj Sulltani.
      Mbani large shtetin mafjoz Turk, large nga “dhuratet” e helmatisura te Erdoganit dhe nga “vllazerit” me bythzinjt e Azis.

  2. kujtimi says:

    Oh, cfare informacionesh, nuk na mjaftojne informacionet zyrtare, bile edhe nga kreu i shtetit shqiptar, e ministri i brendshem, por zoti demi interviston nje kosovar i cili me sa duket di aq sa ka dhene media. Kush te besohet cami demi apo informacioni zyrtare. Sipas disa mediave kosova i ka marre te gjithe qytetaret e saj (fatkeqsisht asnje shqiptar) ndersa tani sipas demit (perseri) kosovaret do ti sjelle shqiperia. Shume mire ben se edhe ato jane njerez, jane shqiptare, po media perse i ben corbe turke lajmet.

  3. Miredite says:

    Lexova diku se gjysherit kerkojne shtetit tju kthejne niperit e mbesa. More shteti ja u ka qu ju niper e mbesa atje apo djemt e rejat . Gjithe mon o gjysher fmija eshte i pa fajshem por jo djemt e tuaj e ju nuk jeni te pa fajshem. Fmijet ti sjellin pran jush por per djem e nuse koke pshtjellmet me shamija atje te rrine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje