DEBATI/ “Nuk ulem kollaj unë”, Gjuzi: S’ka Covid! Zoti i ndihmon ministrat kur duhet të vijnë tek unë! Ruçi: I harxhove kot energjitë e tua!

29 Tetor 2020, 10:26Politika TEMA

Deputeti Kujtim Gjuzi mori i pari fjalën në seancën plenare në Kuvend, ku u ndal tek interpelancat me ministrat.

Gjuzi tha se sa herë kërkon interpelancë me një ministër, ky i fundit sëmuret dhe nuk vjen në Kuvend.

Gjuzi: Kam kërkesë për interpelancë, por kur duhet të vijnë tek unë ministrat i ndihmon Zoti dhe thonë jemi me Covid. Nuk ka Covid, është grip stinor.

Kush po më kërkon të ulem? Unë nuk ulem aq kollaj. Z. Konomi unë nuk ulem kollaj, ti sot duhet të shkosh te greva. Po dërgoj kërkesën për interpelancë urgjente.

Ruçi: Kot e harxhove gjithë kohën dhe energjitë e tua se në fund duhet të kishe bërë pa u ngritur këtë që the.

 

3 komente në “DEBATI/ “Nuk ulem kollaj unë”, Gjuzi: S’ka Covid! Zoti i ndihmon ministrat kur duhet të vijnë tek unë! Ruçi: I harxhove kot energjitë e tua!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    I zhytur nen hiresine e tij fodullore qe ska idene cfare eshte Parlamenti. Cope mishi me dy sy qe as ska idene te shkruaj nje leter te thjeshte drejtuar dikujt.. Ish spiun I komunizmit qe Saliu e ka perdorur si zar. Ja lista e PD-se.. Ca gomenj aty dhe mijera te rinj e te reja demokrate duan te bejne ndryshim por Lulaqi ben pazare me lista dhe ja produkti.. Cfare merite ka ky qe te jete aty ?!?! Eshte patriot !?!? Apo eshte I afte se te con haber tek shpia ?!?! Cfare kontributi ka dhene ky ne PD qe te ishte ne listen e dyte pyeteni pak Lulashin o “baza” e demokrateve.. Ja kur tregon qe nje plak I rrjedhur mban akoma ate parti nen sqetull..

  2. american16al says:

    Akoma mbahen keto gergalla injorant te tipit Ruci me shoke, pastroni keta dhe zevendesoni me gjak te ri shqipetaresh.
    Mjaft vidhen keta mostra Berisha, Meta, Ruci, etj…,.

  3. K says:

    Dolën një palë injorantë nga parlamenti, hynë një palë tjetër. Mallkimi vazhdon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje