Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Zana Çela, ka prezantuar projektin më të ri të institucionit që drejton si një ftesë e hapur për të gjithë qytetarët të cilët duan të kalojnë një mbrëmje ndryshe.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çela shkruan se është punuar për një punim audioviziv i cili shndërron hollet e TKOB në studio televizive.
“Pas nje dite te gjate pune te shikosh ne mbremje nje debat politik eshte stres i shtuar. Ndaj miq ndiqni sonte online ne FB dhe Youtube ne ora 21.00 live-“Mbremje baleti “ me valse e polka nga Shtraus, nje prodhim audioviziv i TKOB . Ne pritje te hapjes se teatrit kemi shnderruar hollet e mrekullueshme ne studio televizive.
Fillojme live pas 20 minutave
Ora 21.00 ne FB , Youtube dhe . www.tkob.gov.al #operaopeningcountdown #WorldBalletDay”, shkruan Zana Çela.