“Djaloshi i Dimalit” grafiti i artistit Wild Drawing, në një fasadë pallati në Urën Vajgurore
Një projektligj i propozuar në kuvendin e Shqipërisë nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi synon të ndryshojë emrin e bashkisë Ura Vajgurore në Dimal, emri i një qyteti ilir që është identifikuar në një kodër pranë qytetit aktual.
“Emërtimi ekzistues , një emërtim jo estetik për t’u pwrdorurur, i ka humbur prej shumë kohësh aktualiteti edhe shpesh etiketohet si i papëlqyeshëm,” shkruan Klosi në relacionin shoqërues të propozimit.
Sipas Klosit, propozimi për emrin e ri është një “vizioni i ri për ta ndryshuar këtë emërtim në “Dimal”, një emërtim gjithëpërfshirës edhe i lidhur me identitetin tonë historik nga qytetërimi ilir.”
Sipas Klosit, qyteti i Dimalit ka pasur një rol të rëndëishëm gjatë luftërave Iliro-Romake, e madje edhe vetë Hanibali ka shprehur interesin që ky qytet të mos bjerë në ndikimin roman.
Bashkia e Urës Vajgurore u krijua në vitin 2015 me reformën administrative, mes debateve se ndarjet e pushtetit mes PS-së dhe LSI-së, në atë kohë në koalicion qeverisës, luajtën një rol në krijimin e bashkive si njësi vendesh pune pa ndonjë logjikë të mirëfilltë historike, demografike apo gjeografike.
Ura Vajgurore numëron 27 mijë banorë sipas censusit të fundit të zhvilluar në Shqipëri dhe 156 kilometra katrore.(BIRN)
Le te vendosin banoret, referendum.
Po ky plehra,pse nuk propozon nje ligj,qe te hiqen te gjithe tabelat e dyqaneve,emertimet e bizneseve etj,qe jane me emra dhe fjale te huaja?
Ndërroja njëherë dhe Ballshit o Klos.
Se Ballsh??
Nuk tingellon fare mire po ashtu.
(Thjesht sa për t’ju vënë epitet njerëzve lokal).
Bylis a ka me bukur !?
Se ke ngel ala ke URA !
Kësaj i thonë “m’u gjend Kola (Klosi) në punë) !
Jo vetëm për Urën Vajgurore, po për pothuajse krejt vendet, qytetet dhe fshatrat në Shqipëri, të hiqen emrat turq, sllavë dhe grekë dhe të vihen emrat e lashtë ilirë dhe shqiptarë.
Paskëshim një mëndje
Eh sa trushkulur paskemi qene? Hanibalit Po i binte mendja per Dimalin. Qe s dihej as sa i madh ishte e as sa banore kishte kur qe gjalle Hanibali.
Romaket kishin shtene ne dore gjithe qytetet e Adriatikut, gjate luftes se pare e te dyte ilirike qe u zhvilluan para se Hanibali te niste konfliktin me Romen. Dhe nuk u pushtuar nga Romaket gjate lufterave iliro romake por gjate konfliktit romako-maqedonas.
Hanibali prandaj e jumbo luftes, se ne vend qe ha mbare mendjen ke Roma e kishte ke Dimali. E vdiq nga deshperimi ne Turqi se sa Dimali
Pirdh pirdh
Nuk e kuptoj sa te trashe i kemi keta qe meren me keto ndryshime emrash….. Vetem nje rast po thekesoj ZOGU I ZI…… perse mereni me idjotizma te tilla ka nje jete qe jane nderuar leket dhe te gjitha brezat me lekun e vjeter flasin.
S’ka pune tjeter blendi klosi, po merret me emra vendesh. Ure vajgurore eshte shqip, ku e ku me mire se çorovode, kamenice, ruzhdie, çepan, muçogllave, bilalas, fetahaj, zemblak, vllahopsilloptere. Hiq njehere plehrat nga plazhet pastaj futja pordhes sa te duash per emra vendesh o blend koqja.
Ja, e paska bere edhe nje pune Ministri!