FOTOT: Homazhet për Avni Mulën, kolosin e muzikës shqiptare, bëjnë bashkë politikën dhe artin

30 Tetor 2020, 13:21Sociale TEMA
FOTOT: Homazhet për Avni Mulën, kolosin e muzikës shqiptare,

Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit, Avni Mula u nda nga jeta në moshën 92 vjeçare.

Homazhet në nderim të tij u kryen nga ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, në Tiranë.

Avni Mula e nisi karrierën e tij artistike si tenor menjëherë pas diplominmit në Konservatorin Cajkovski të Moskës, u kthye në një artist që frymëzoi breza të tjerë artistësh.

Ndonëse në fillim të punës së tij u njoh për prezantimin e klasikëve të operas si Rosini, Avni Mula mbetet artisti që i dhuroi shqiptarëve “Valsin e Lumturisë”.

Avni Mula ia dedikoi jetën muzikës, por kontributi i tij shkruhet me nota muzikore edhe në familje.

Familja Mula është një nga familjet e mëdha të muzikës, ku të gjithë kultivoheshin me këtë frymë. Të gjithë në familjen Mula janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.

23 komente në “FOTOT: Homazhet për Avni Mulën, kolosin e muzikës shqiptare, bëjnë bashkë politikën dhe artin”

  1. Al says:

    ….tenor Avni Mula???…tenor po krishku i Avniut. Gaqo Çako.

    1. Xhanko says:

      I ndjeri Mula: ne jemi komunista….partia (komuniste) na kaliti besnik ne udhe te nderit!

      1. I.Hoti says:

        I/e mjeri/e per mend qe ke. Edhe ne hene po te ngrihesh ….mbetesh qenie e vogel…sa nje…………….! Akoma me vuajtje… Me vjen keq po do vuash ,…..gjate per mungese truni..Ka 30 vite Universitet e hapura, ne Tirane Rome.Belin.Paris Londer Moske Pekin New York ……………….Por jane per njerez te ditur me kulture te hapur ” pa dadhim klase,pasurie,ngjyre kombesi ide e bindje….per kunder keto krijojne Ylberin e kultures .Shume shqiptare nga shtresa te presekutuar dhe jo kane marre medalje ne keto Universitete….Shpresoj dhe uroj edhe per gjeneraten tende.

      2. Arberesh says:

        Artistet dhe Hajduret e Kombit .u bene Bashke !!!
        Ngushellime Familjes Mula

    2. Xhanko says:

      I bere lavde enverit e komunizmit prandaj u ngriten dhe vajzat e tij, sa artiste u burgosen internuan, e femijet e tyrebeten pa shkolla te larta e sot kane emigruar, hallet i kanebi kurriz, ju vazhdoni i beni lavde komunistave

      1. I.Hoti says:

        I/e mjeri/e per mend qe ke. Edhe ne hene po te ngrihesh ….mbetesh qenie e vogel…sa nje…………….! Akoma me vuajtje… Me vjen keq po do vuash ,…..gjate per mungese truni..Ka 30 vite Universitet e hapura, ne Tirane Rome.Belin.Paris Londer Moske Pekin New York ……………….Por jane per njerez te ditur me kulture te hapur ” pa dadhim klase,pasurie,ngjyre kombesi ide e bindje….per kunder keto krijojne Ylberin e kultures .Shume shqiptare nga shtresa te presekutuar dhe jo kane marre medalje ne keto Universitete….Shpresoj dhe uroj edhe per gjeneraten tende.

    3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Aq di e aq shkruan gazetari
      llojet e klasikëve ngatërron
      Avni Mula s’ishte një tenor
      Avni Mula ishte BARITON!

      Dikur, diku në një tavolinë
      kam patur fatin t’a kem Atë përballë
      Një zë i thellë gjoksi si oshëtimë
      për mua ish vërtetë një gjë e rrallë.
      .
      Si recitues (folës) ishte fantastik
      (dhe specialistët mua të më falin)
      nëse do bëja dot një krahasim
      unë do t’a vija me Mentor Xhemalin.

    4. Doktoresha says:

      Ne radhe te pare ngushellime familjes! Dhe sa per saktesim Avni Mula perveç njemije talentesh te tjera ai ishte Bariton.

  2. Beni says:

    Nderim dhe respekt per te madhin Avni Mula. I paharruar qofte dhe ngushellime familjes dhe te afermeve

  3. Zaganush says:

    U prehte ne paqe ky gjigand i madh i kultures Shqiptare.

    Kolos i madh dhe i paarritshem la edhe nje kolose tjeter te madh, Inva Mulen nje prej Sopraneve me te famshme ne Europe keto 30 vite.

    E keqja e madhe eshte qe Shqiperia eshte keq e me keq keto 30 vite dhe nuk e zevendesojme dot Avni Mulen.

  4. Shqiptari Ilirise says:

    Avniu nuk ka qënë kurrë një kompozitor i madh,pale këngëtar jo e jo!
    Ka kompozuar këngën Valsi i lumturisë në v.1965,por kjo nuk mundet ta rendisë në rangun e kompozitorëve të mëdhenj.Nuk mundet të jesh i madh me një këngë 2,5 min!
    Ka kompozuar dhe ca këngë të tjera me ritëm revolucionar të kohës për partinë dhe Enverin.
    Lavdia që po i thurret është e pa merituar e cila vjen për shkak të emrit dhe autoritetit që ka krijuar Inva,e bija e cila krijoi një emër jashtë që gjithësesi në Shqipëri është shumë i amplifikuar,me që ish këngëtarja e parë lirike shqiptare që u afirmua jashtë Shqipërisë.
    Nëse Avniu është kompozitor i madh,atëhere ç’farë do jenë Lalo,Krajka,Zadeja,Prodani e tj e tj?!
    Po nëse është këngëtar i madh,po ç’janë atëhere Gaqo Çako,Mentor Xhemali,Ramiz Kovaçi,Gjoni Athanas e tj?!
    Shqipëria vazhdon me fiktivitetin e vlerave.

  5. Denis says:

    U prehte ne paqe!
    Ndersa hiperbolat beni mire ti kurseni edhe pse i keni pa pare.

  6. MERSIN MUCA says:

    Ngushellime familjes,
    Avni Mula nje artist i madh unikal me zerin dhe muziken e ti.
    Nderi kombit dhe frymezim per brezat.
    U prehte ne paqe,
    I pa harruar kujtimi i ti.

  7. Arberi says:

    MULA , mbiemër shume i madh!

  8. Bepin Kcira says:

    Ngushellimet familjes Mula.Pushofte ne paqe artisti Avni Mula.

  9. Mandravellua says:

    Do kujtohet Likja dhe do i japin nje dekorate nashti.
    Sa jane gjalle keta njerez me vlera, nuk can b… njeri per ta, i shtyjne me kembe injorantet a kategorise “grabitqare” . Ata ishn brezi i punes qe derdhen djerse si askush dhe meritojne respekt superior.
    Kur vdesin, hopaaaa te gjithe si hijena pas kermes per te marre publicitetin e rradhes…..
    Rraca a politikaneve shqiptare eshte e neveritshme, e cdo ane apo krahu politik…pa perjashtim….
    Me vjen per te vjelle qe keta flasin edhe ne emrin tim. Ndihem i fyer ne inteligjence dhe integritet…

  10. Bregdeti says:

    Politika dhe arti i nivelit te Avni mules me shoke, nuk mund te jene kurre bashke.
    Politika shqiptare ke mbledhur gjithe plehrat e kombit, kurse arti mbledh talentet , te bukuren….

  11. Supaxhiu 300 evro says:

    Ngushèllime familje ! Iku njè ikon e e muzikès shqiptare,nder dhe respekt pèr veprimtarin artistike tè Avoni Mulès.

  12. Shkodrani pa buke says:

    Jane lavde te pa merituara ,ka zera se ai dhe shoqja ruse,kane qene bashkepunetore sigurimit shtetit.Ajo ka spinuar grate ruse qe mbeten ne shqiperi,dher qe nje pjese e tyre pefunduan burgjeve, nuk mund te jesh profesionist kompozitor i madh me nje vals

    1. I.Hoti says:

      Nuk mbulohesh pas fjales ‘shkodrani….’ Po u more me thashe e theme… mbetesh jo vetem ‘…pa buke’ !Pa dije e kulture. Ne ‘Shkoder..’ me shume jane marre me humor se me skutat e sigurimit! Nuk e diper ju nese je dhe ke burim te sigurte !

  13. asd says:

    “Kolos” eshte fjale e papershtatshme. Kaq shume kolosa sa ka prodhuar Shqiperia, nuk mbeti njeri te kullose lopen.
    Avni Mula ishte njeri paqesor dhe kengetar pjesmarres ne disa festivale gjate viteve e komunizmit. Figure simpatike e realizmit socialist.

  14. vjeshta says:

    Sipas jush e din gazetari që ka edhe bariton? Jo! Sipas tij kush këndon muzikë klasike është tenor! Shqipëria po mbushet me injotantë. Lexon gazetat e të vjen të qash, nga niveli i ulët i njohjes së gjuhës.

  15. maga says:

    Ngushëllime familjes mula. Ishte një zërëndë (bariton)dhe muzikant me vlera artistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje