Insiston këngëtari shqiptar: Covid është biznes, nuk ekziston

1 Nëntor 2020, 19:45Rajoni TEMA

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri përsëri është përfshirë në një debat lidhur me ekzistencën e Covid-19.

Deklarata e Labit ka ardhur pasi disa anëtarë të Aleancës Botërore të Doktorëve në ShBA po thonë se coronavirusi është thjeshtë një grip sezonal, për të cilin shërimi është i zakonshëm.

Nëpërmjet një postimi në Instastory Labi ka shpërndarë këtë lajm dhe ka shkruar se tani po e thonë mjekët dhe jo ai.

Kujtojmë se që prej muajit qershor këngëtari ka deklaruar se “nuk ka virus” dhe se dasmat nuk duhet të ndalohen pasi ai ftohet si këngëtar.

“Po pra! Ua pata shpjeguar fëmijëve të mi! Mos keni frikë, kishim viruse më të tmerrshme ne si Kosovë! E kishim Serbinë që na masakronte, na ndalonte bukën e gojës e ky është vetëm virus politik dhe biznes covid! Tani fëmijët e mi janë të lumtur kur shohin një babë i cili vrapon për secilin edhe nuk e ndal as zërin dhe as hapin duke iu dalë në krah atyre që nuk kanë takat me e ngrit zërin”- shkruan ai.

Gjithashtu ai ka thënë në lidhje me laboratorët dhe shitësit e maskave, duke thënë se vet nuk posedon të tilla pasi i dhuron ato që ka falas dhe nuk e kthen këtë situatë në biznes.

“Shihni mjekët se çfarë thonë, unë nuk e thash! Një aleancë mjekësh kontestojnë ekzistencën e Covid Biznesit! Unë nuk pata laboratorë dhe as maska për të shitur, unë i dhurova ato nga paratë tona! Po dalin të gjitha me kohë, respekt”

10 komente në “Insiston këngëtari shqiptar: Covid është biznes, nuk ekziston”

  1. Aliqesenjefi. says:

    Kengetari sot, nuk kendon nga kenaqesia e te kenduarit, por nga deshira e te fituarit.

    1. Mos e moho COVID-in sepse statistikat thone qe e ha says:

      Ka nje dicka interesante qe po shohim ne bote. Kushdo qe thote nuk ka COVID e ha semundjen madje edhe mund te vdese. Mbajeni nen observim kete kur te thone qe perfundoj ne spital me oksigjen dhe na thoni cili do te jete fundi i tij. Regjistroni te gjithe ata qe tallin bythen me COVID dhe na njoftoni se cfare do t’ju ndodhe. Do te habiteni.

  2. Adrian says:

    c’eshte ky kar qe ben keto deklarata kur ne bote po vdesin me qindra mijra njerez!

  3. Lymi Tutit says:

    Cfare interesi mund te kene per publikun,keto deklarata idiote ?! Sh dobet stafi pergjegjes i web’it ! Vereni llogjiken ne “pune” ! Informoni cfare po ndodh ne SHBA dhe Europe,ndihmoni ne ndergjegjesimin e publikut dhe mos krijoni kondicioneret ! Lymi Tutit

  4. Gipa says:

    E bre Lab dy koqe mend nuk i ke dhe kurre mend nuk u mbushe po tallavaja magjypqe mundesh prap me kendue nese ste kap ky virus e me ta kajt n….

  5. nkolla says:

    Shko e provoje nje here o labonot dhe pastaj fol. Keto trima te zgjuar (idiote) i kundervihen gjithe botes per nje leke qe mund te marrin nga tallavate, qe i ka ndalur coviti.

  6. Tepelena says:

    Eshte nje ofendim per Shqiptaret qe te japin ne media per te lexuar fjalet e nje personi i cili eshte pa asnje vlere qytetarie .Bota sot ne nje kolaps shendetesor ekonomik, eshte hera e dyte qe nga 1918-2019 nga pandemia e gripit spanjoll. Bota eshte e paralajmeruar nga shkenca per nje rrezikshmeri boterore nga mungesa e vetedijes dhe ne 2018 jane perdorur maska ne te gjithe boten edhe pse mjekesia ishte jo e nivelit te sotshem. Cudia me e madhe eshte se ne boten e lire as edhe nje njeri i zakonshem nuk e shpreh nje fjale prej budallai te lindur si ky kengetar medioker.

  7. Fatosi-kosove says:

    Po mire mo labi Kengetar je edhe pse ske asnje vlere pos tallavas,politikes nuk ja gjete kurre eren,meqe e paske gjetur se covid qenka biznes terhiqu nga dy zanatet (muzika dhe politika) qe as lidhje ske me to dhe merru me covid biznesin dhe fito edhe ti si ata mbi nje miljon njerez qe Kane fituar,fito pra, kohe e pisave qe nuk dijne as emrin e tyre e duan ti japin edhe shkencetarve mend, hajde lab hajde sikur tisha si ti mbyllem ne nje qenef dhe JO se nuk shes mend por edhe muziken nuk e bej,profiter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje