Tanke T-72 do të arrijnë nga Rusia në Serbi, konfirmoi ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.
“Tridhjetë tanke moderne T-72 duhet të arrijnë si pjesë e marrëveshjes Vuçiq-Putin, të arritur në Soçi. Ato do t’i forcojnë ndjeshëm aftësitë tona ushtarake”, tha Stefanoviq për mediat në Beograd.
Ai po ashtu tha se, në të ardhmen, do të punohet për pajisjen e njësive speciale dhe të zbulimit.
Mediat kanë raportuar se tanket e para nga donacioni rus kanë arritur në Serbi më 28 tetor.
Donacioni është pjesë e një marrëveshjeje që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në vitin 2016.
Marrëveshja më pas është miratuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Donacioni përfshin edhe gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29 dhe 30 automjete të blinduara zbulimi BRDM-2.
Në vitin 2019, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë e ka refuzuar kërkesën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë për t’i siguruar një kopje të marrëveshjes së donacionit.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë atëbotë se marrëveshja “përmban të dhëna sekrete të huaja, pra të dhëna që i janë besuar Republikës së Serbisë nga një shtet tjetër, me detyrimin për t’i mbajtur sekrete”.
O gazetare Shqiptare, kini kujdes me titujt qe hidhni sepse Shqiptaret pak jane te paditur dhe nga ana tjeter keq informohen lehtesisht dhe aq duhet pastaj.
Kjo nuk eshte ngarkese e re.
Eshte ngarekse e rene dakord qe ne 2019.
Tanker t72 jane prodhim i vjeter dhe ato 6 avionet mig duan edhe qindra euro investime.
Russia tall trapin me server, vetem kaq.
Kjo sigurisht nuk do te thote qe Shqiperia nuk duhet te armatoset.
Shqiperia duhet te armatoset dhe te rikthehet tek traditat e vjetra luftarake.
Dronët e zvogluan shumë rëndësinë e Tanksave pēr luftëra edhe armenët mbushur me tanksa por Bajraktar i bëri për hekurishta
Kush do paqe ne Ballkan duhet te pergatitet per lufte !
Joe Biden 1993
Po ne krieministrin e kemi piktor…dhe do na fusi ne mini-shengenin e Jugosllavise te re me komet tona…..pa qene nevoja te stresohen serbet me shkrep armet
Tanket i takojnë te kaluarës, këto janë tenderë korruptive asgjë tjetër.