Thaçi: Dialogu me Serbinë ka kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë

2 Nëntor 2020, 12:26Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të jetë i pakuptimtë nëse nuk e trajton çështjen e njohjes reciproke.

“Kam theksuar edhe më herët, ky dialog ka kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe, është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar. Është në favor të Serbisë si i tillë që po zhvillohet”, tha Thaçi për mediat, pasi bëri homazhe me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Komente të ngjashme ka bërë të shtunën edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se dialogu po e humb kuptimin.

Mustafa ka thënë se procesi i dialogut po “shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë, për t’i vënë në harresë krimet e saj”.

Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti, insiston se Kosova bisedon me Serbinë për një marrëveshje finale, e cila do të përfshinte njohjen reciproke.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011.

Së voni, Shtetet e Bashkuara e kanë rritur angazhimin e tyre në këtë proces, për t’i ndihmuar palët në normalizimin e marrëdhënieve.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, Prishtina dhe Beogradi kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë.

3 komente në “Thaçi: Dialogu me Serbinë ka kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë”

  1. Baliu says:

    Ju flet Pronto Haram ne momentet e fundit si prostident.

  2. Perseri une says:

    Me apo jo njohjen e ndersjellte, bisedimet duhet te vazhdohen. Nuk po kuptoj se pse Thaci por edhe Mustafa na thone nje gje qe te gjithe e dime. Qellimi yne eshte qe Serbia te na njohi. Po ashtu te gjithe e dime qe ajo nuk do na njohi asnjehere me vullnetin e saj. Pra bidesimet qe ne zhvillojme me serbin jane nje dipllomaci demagoge qe nuk duhen marre aq seriozisht sa te na bjene pesimist. Bisedimet jane nje ane qe quhet e drejte demokratike dhe pikerisht ketu duhet te luaje mencuria jone. Krahas bisedimeve me Serbin Kosova dhe Shqiperia duhet te bisedojne me njera tjetren per “Bashkim Kombetar”. Kjo eshte e drejte e shteteve sovrane dhe nuk ka pse lidhet me bisedimet me Serbine. Pra nuk duhet te “lodhemi” nga bisedimet me Serbine, por te fillojme bisedimet mbareshqiptare. Kjo levizja jone do detyroje dhe Serbine te kaloje ne nje faze tjeter te demagogjise. Ajo do mundohet qe te filloje te kerkoje te bisedohet per njohje reciproke, si mundesi e saj qe te ndaloje bashkimin tone kombetar, ose si mundesi e saj per tu bashkuar me Serbet e Bosnjes. Domosdo kjo lidhet edhe me levizjet e perendimit qe do mundohen te gjejne zgjidhje. Duke qene se ne jemi thjeshte deklarative dhe na mungon fantazia, Serbia dhe Evropa tallen me ne. Deklarta te tilla apo kercenime se do dalim nga bisedimet, jane levizje minore dhe injorante. Ne duhet te vazhdojme te bejme demagogji dhe nga ana tjeter te punojme sepse Kosova eshte shtet i pavarur. Pra Kosova duhet te veproje si e tille dhe Shqiperia duhet ta konsideroje si te tille. Loja eshte e hapur dhe nuk ka vend per “inat” dhe “pesimizem”. Bashkimi Kombetar eshte politika qe aktualisht duhet te aktivizohet ne te dy anet e kufirit.
    PS
    Ja edhe Baliu, ky serbi i Mitrovices hedh nje shashke kunder Thacit sepse mendon qe eshte i zgjuar sepse eshte serb.

  3. Baliu says:

    Mbas deshtimit per ndarje te Kosoves nipi i Danilles po mjaulline per njohje reciproke. Edhe disa minika jan shqetesuar qe ky limoni i shtrydhur ka ra ne gropen e vet dhe do te shkoj haxhi ne Hage. Back to the roots.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje