Fatmir Mediu: Synojmë 7 mandate! PR s'pret Bashën, mund të dalim të vetëm në zgjedhje! S'ka vlerë se çdo thotë 'Venecia' se Rama s'do e marrë parasysh

3 Nëntor 2020, 15:20Politika TEMA

Shtate  mandate kërkon kreu i PR-së, Fatmir Mediu në zgjedhjet e 25 prillit dhe për këtë objektiv që ka nuk është në pritje të asaj se çfarë do të bëjë aleati i tij kryesor, Lulzim Basha.

I ftuar në “Sot live në Shqipëri’, Mediu tha se Partia Republikane po përgatitet që të dalë edhe e vetme në zgjedhjet e 25 prillit të dalë e vetme.

Ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës, Mediu nuk i ka varur shpresat te presidenti Ilir Meta dhe Komisioni i Venecias. për të, opinioni i Venecias ka shumë pak rëndësi, sepse është i bindur që Rama nuk do e marrë aspak parasysh.

“Ka dy pozicione, unë nuk pres çdo bëj Basha! Ka dy pozicione, PR është organizuar politikisht po tenton që qoftë të shikojë që të dalë edhe më vetë, sot të dalësh më vete apo në koalicion kërkohet i njëjti numër votash.

PR ka pasur një historik elektoral dhe ne kërkon krijimin e grupit parlamentar, nga ana tjetër në përgjegjshmërinë tonë ne nuk duam që asnjë votë që nuk kthehet në mandat të shkojë në favor të Ramës, prandaj duhet një organizim për të optimizuar votën e së djathtës.

Nuk pres racionalitet nga Rama, nëse do presim këtë nuk jemi racional vetë. Ka filluar procesi i manipulimit për ta përcarë opozitën.

Opozita duhet të përcaktojë kandidaturat, ka një proces që ka nisur nga PD dhe Reforma Zgjedhore, nuk ka asnjë vlerë se ca thotë ‘Venecia’ se kur ka refuzuar Europën,  përballë kësaj duhet një organizim i opozitës, koha që kalon është në disfavorin tonë.

Ne kemi rënë dakord që të fillojnë sa më shpejt, me nevojën që ka Shqipëria, ka disa gjëra”, tha Mediu.

Ai është ndalur të flasë edhe për zgjedhjet në SHBA.  Për kreun e Republikanëve zgjedhjet e 3 nëntorit të 2020 do shkruhen në histori si më të vështirat.

Por cilido të jetë rezultati i zgjedhjeve, Mediu thotë se të dy kandidatët për Presidentë i sheh mbështetës të rajonit, e vecanërisht Shqipërisë.

10 komente në “Fatmir Mediu: Synojmë 7 mandate! PR s’pret Bashën, mund të dalim të vetëm në zgjedhje! S’ka vlerë se çdo thotë ‘Venecia’ se Rama s’do e marrë parasysh”

  1. I papami says:

    7 mandate ky?? Ahahaaaa , ca tymos ky shoku?

  2. Lanabregesi says:

    A more Meh-di,mos genje veten,se shqiptaret eshte e sigurt qe nuk i genjen dot,askush nuk eshte kthyer nga ti,dhe askush nuk te pjerdh per ty.

  3. Mmmos says:

    Juve shtat mandate? Po jo mo plak. Ju takojne 17-te. Jepi

  4. qytetar says:

    140 bashke me gerdecin…
    Llogariine e ban Luli .
    140÷26=1 Deputet
    Kaq i pafytyre jeno !?

  5. GËRDAAAAUUUUU !??? says:

    Pa merak MediHoxhë..
    Ti ose të 3 ose te 8-tin do të marrësh.
    ?✊
    ✊?
    Dmth
    ??.
    GËRDAAUUU ???

  6. nkolla says:

    Mos more kriminel, mos e mbaj vehten me gajret se leshte e curres do te marresh ti dhe soji yt i qelbur kriminel, e hajdut. Vrave 26 veta per te vjedhur. Shpirtrat e atyre te pafajshem te vrare nga ti more kriminel, do te cfaqen kudo qe do te shkosh. Sa per vota, po more votat e gruas tende duhet te ndjehesh i lumtur.

  7. Papi says:

    O fate djali trashgove nje parti me 35 mandate
    Ndersa sot edhe rrenat para fushate si kalojne 7 mandate
    Ti kur shko ne hale nuk duhet te hysh nga dera por nga gropa
    Ke dhe surrat e quan veten kryetar partie

  8. kastro says:

    Thone se ne kushte pandemie,preshi rritet shume dhe me sa duket MehhhdiGerdeci po fluturon me nje tufe presh nga prapa ! Ky,ish ministri yne,ende kerkon ta haje qyl,nuk i mjaftoi Gerdeci,por vazhdon te mjele.! Ne fakt,i duhet imuniteti,nuk ka faj,zullapi kellire !

  9. Bashkim says:

    Baci kulaci. . . . I mer e ke te sigurt nga republikanete Levonjes ne Kavaje mer me shume por a do mbashe apo jo kjo nuk dihet.

  10. Bashkim says:

    Baci kulaci. . . . I mer e ke te sigurt nga republikanet e Levonjes ne Kavaje mer me shume por a do mbashe apo jo kjo nuk dihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje