FOTOT prekëse nga Turqia: Nxirret e gjallë nga rrënojat një fëmijë, 4 ditë pas tërmetit

3 Nëntor 2020, 11:14Lifestyle TEMA
FOTOT prekëse nga Turqia: Nxirret e gjallë nga rrënojat një

Një vajzë e vogël është shpëtuar nga rrënojat e një apartamenti, 4 ditë pas tërmetit në Izmir të Turqisë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë punimet e tyre në rajon, gjatë një operacioni arritën të gjejnë një fëmijë që ndodhej nën rrënojat e apartamentit Rıza Bey.

Pasi arritën kontaktin me fëmjën, nën rrënoja u dërguan serum, batanije termale dhe barrelë.

Fëmija pas vendosjes në barrelë u trasportua për tek ambulanca.

Mësohet se vogëlushja e nxjerrë nga rrënojat është Ayda Gezgin dhe se ajo është personi i 107-të që shpëtohet nga rrënojat. (TemA)

3 komente në “FOTOT prekëse nga Turqia: Nxirret e gjallë nga rrënojat një fëmijë, 4 ditë pas tërmetit”

  1. Tani says:

    Te bekofte Zoti e te dhente shendet e jete zemer e vogel…mos pafsh kurre me nje tragjedi te tille…falenderime ekipeve shpetuese…ju ruajt Zoti shqiptaret jane me ju!!!

  2. Scutari says:

    Jetegjati nuk behet kurre jeteshkurter!!

  3. Shpati says:

    Bekuar qofsh zemer e vogel!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje