"Prit gomar..të mbij bar"

3 Nëntor 2020, 16:32Sport TEMA

Lajmi është grotesk:  Tirana me Kukësin do të luajë .. në Korçë, kurse Partizani në Librazhd! Kësaj i thonë: Po i biem nga Kina ..për t’i rënë topit!

Të gjithë stadiumet kanë dalë jashtë lojë sepse paska filluar fushata e mbjelljeve të barit! Edhe Ministria e Bujqësisë do ta kishte zili FSHF-në që i koordinon kaq mrekullisht  ..mbjelljet. Të gjithë  në të njëjtën kohë,  në kohën që do të mbahet mend si “marrëzia e bojkotit”!

Paska qënë ideale për hedhjen e farës. Aq sa kumbon e ditës   ajo shprehja popullore: “ Prit gomar të mbij bar”.

Në botën ku futbolli është futboll,  fushave u ndërrohet tapeti nga përdorimi, ndërsa stadiumet tona e kanë hallin krejt unikal  .. .nga mospërdorimi!   Kur stadiumi “më i bukur në Ballkan”  Air Albania sapo shkelet nga këmba e futbollistëve lëshon”britma” në formë llokmash,  sepse na kujtohet ai lajmi i hareshëm  se do të blinim një diell artificial për të shpëtuar njëherë e mirë nga gropat  e fushës,  të tilla  sa  futbollistët thonë në zë se janë..thithëse!

Aq thithëse sa këmba zhytet thellë dhe duket sikur prek tabanin e fshehur të “Qemal Stafës”..

Tirana me Kukësin do të luajnë në Korçë! Kësaj i thonë se kemi stadiume, por nuk kemi fusha! Në një dynja që nuk bëhet pishman kur  humbet 2 muaj futboll për një çmenduri që quhet bojkot, përse të mos presim sa të mbijë bari…(Sfidanti.al)

1 komente në ““Prit gomar..të mbij bar””

  1. Lopa AIBA says:

    Oooooohhhhhhooooooo………
    Lëshoni LOPËT e Partisë Agrare Ambientaliste të Gon Dukës, të lëshojnë BAJGA mirë e mirë, të hanë BARIN e stadiumit, dhe të bëjnë QUMËSHT sa ti pëlcasin tëmthat, Mand DUKËS & CO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje