Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kanye West: Për herë të parë në jetë votova për veten time

4 Nëntor 2020, 12:00Lifestyle TEMA

Reperi, Kanye West, ka votuar për herë të parë në jetën e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Si për ironi të fatit, 43-vjeçari, i cili është kandidat për president, ka votuar për veten e tij.

 “Sot jam duke votuar për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është dikush që e njoh mirë…vetja ime”, shkruhej në postim.

Kandidimi i West është shoqëruar me polemika të shumta, kryesisht mbi faktin se Kim Kardashian do të ishte zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përplasja e fundit ishte ajo me aktoren Jennifer Aniston, e cila shkruante se nuk ishte argëtuese të votoje për West.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje