Predikuesi i njohur: Zoti më "foli", zgjedhjet do i fitojë Donald Trump. Por pasojat do jenë të tmerrshme, ky do jetë fillimi i fundit të botës

4 Nëntor 2020, 10:31Lifestyle TEMA

Predikuesi Pat Robertson dhe drejtues i programit televiziv “The 700 Club” thotë se Zoti i ka treguar atij se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në SHBA.

Robertson i cili një herë ka qenë dhe kandidat republikan për president, tha se Zoti i ka folur atij personalisht dhe i kishte thënë se Donald Trump do të jetë fituesi i zgjedhjeve, por kjo fitore gjithashtu do të jetë edhe fillimi i fundit të botës.

“Po lutesha të djelën dhe i thashë Zotit ‘të lutem më thuaj çfarë do të ndodhë’ dhe së pari dua të them pa dyshim se Trump do të fitojë këto zgjedhje.”– parashikoi Robertson. “Kjo do të nisë një zinxhir tronditjesh.”

Ai shtoi se Kina dhe Koreja e Veriut do ta sfidojnë Trump me provokime të papara – dhe të paspecifikuara. “Trazira masive civile” do të shpërthejnë në të gjithë Amerikën, sipas tij si dhe “Do të ketë të paktën dy përpjekje për të vrarë Trumpin.”

Robertson shtoi: “Shtetet e Bashkuara do të jenë aq të preokupuara sa që një koalicion i vendeve kryesisht myslimane, përfshirë Iranin, do ta shohin këtë si një mundësi për të sulmuar Izraelin ndërsa aleati i tij amerikan është i dobët”.

Robertson thotë se sapo të përfundojë lufta në Lindjen e Mesme, me ndërhyrjen e vetë Zotit bota do të kalojë 5 vjet paqe.

“Për habinë e të gjithëve, vetë Zoti do të ndërmjetësojë në emër të Izraelit dhe do të mposhtë armiqtë e tij. Kjo fitore do të pasohet nga pesë vjet paqe në botë” – thotë ai, citojnë mediat amerikane.

Por pas kësaj, ai parashikon se një asteroid gjigand do të godasë Tokën duke rrezikuar gjithë jetën njerëzore.

Robertson parashikoi fitoren e Trumpit në vitim 2016, një sulm bërthamor në SHBA në vitin 2007, dhe një luftë masive përgjatë Lindjes së Mesme në vitin 2008.

9 komente në “Predikuesi i njohur: Zoti më “foli”, zgjedhjet do i fitojë Donald Trump. Por pasojat do jenë të tmerrshme, ky do jetë fillimi i fundit të botës”

  1. ?????? says:

    ????? cfar eshte ky idiot mor aman shef endrra mensy hapet ????

    1. vang says:

      AI eshte nje budalla sepse tjeter eshte te kesh nje mendim tendin dhe tjeter te thuash se ja ka thene Zoti.Te vjen per te vjelle por nuk eshte cudi qe plot fanatike injorant keto besojne ashu sic besojne myslimanet se Muhameti eshte i derguari i Allahut qe i qe cfaqur ne enderr por Muhameti e perjetoi si zhgjenderr.

  2. ?????? says:

    Imagjinoje te ishte bere president ky budalla hahahaha

  3. Kuriozi says:

    Po leket e Sudes a do t’i marrim? Pyete njehere zotin o Patkë.

  4. joel shkodra says:

    A ka shume ne Amerike qe i besojne keto “marrezira”? Veç te tjerash ky “predikuesi” ne foto i ngjaka Bidenit.

  5. Olsi says:

    O vlla pyete njehere zotin per floririn e likes,ku e ka futur.

  6. american16al says:

    Ky eshte ne sistemin e keq informimit per te ndikuar ne elektoral, te gjitha qe thote jane per femijet e vegjel qe ti vesh ne gjume naten..????
    Sa poshte ka rene propoganda !!!!!

  7. Luli says:

    Ka edhe ne Americe Idiota,Budallenje ,te Mare nga trute e kokes si Nostradamusi ne Europ
    Gjithshka e bejne per Dollare per tu pasuruar sa me shume ,eshte ne natyren njerzore pa ngopsmeria,gopsekoria
    Mendojne se dote jetojne ne pa fundesi

    1. Leshe li nga LSI says:

      Ka kudo gjytyrymer , te gjithe behen profet , parashikojne cdo gje , keshtu dhe ky kaishi qe ka haruar te vdesi .
      Kudo ka idjote parashikues dhe gomere , ky ne USA , Nastradamosi ne Europe , por kemi dhe ne nje hajvane , ben mjeken , ben politikanen , ben trimen , ne pergjithesi ben dicka ……flef me zotin , i thote zoti se cdo ndodhi dhe ajo na i thote ne cdo ndodhi , parashikon cdo gje , dhe ajo eshte Monika Kryemadhi , me kar femer sdo gjesh ne gjithe ruzullin tokesor ……tung shoku , me fal per fjalorin jo normal , nuk desha por me detyrojne idjotlleqet …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje