“Ndalni numërimin e votave me postë”! Dy gjykata i japin goditjen e fortë Trump: Michigan e Xhorxhia, refuzojnë

5 Nëntor 2020, 20:15Bota TEMA

Një prej gjykatësve të Michigan-it ka hedhur poshtë kërkesën e Trump për pezullimin e numërimit të votave, me pretendimin se vëzhguesve republikanë u është mohuar qasja për të parë fletët e votimit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Xhorxhia, ku një gjykatës ka refuzuar padinë e Trump për të pezulluar procesin e numërimit të votave me postë.

Në tre shtete kyçe të betejës elektorale për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve, në Xhorxhia, Miçigan dhe Pensilvani, zyrtarët e fushatës elektorale të  Trump paraqitën të mërkurën padi gjyqësore për menaxhimin e votave me postë, ndërsa në Uiskonsin ekipi elektoral i Presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin.

Synimi është të pezullohet numërimi i votave të shumta të dërguara nëpërmjet postës, për të cilat Presidenti Trump ka deklaruar, pa paraqitur prova, se janë të manipuluara dhe se po shtojnë shanset e sfiduesit demokrat Joe Biden për të fituar zgjedhjet.

Ish-Nënpresidenti Biden është shpallur fitues në Miçigan dhe Uiskonsin, por ende nuk është shpallur rezultati në Xhorxhia dhe Pensilvani.

4 komente në ““Ndalni numërimin e votave me postë”! Dy gjykata i japin goditjen e fortë Trump: Michigan e Xhorxhia, refuzojnë”

  1. Zeni says:

    Trump po sillet njelloj si Sali Berisha ne kohen kur ishte e president, ne opozite dhe kryeminister. Kerkon te nxise lufte civile ne SH.B.A., ta shperbeje Ameriken sikurse ka ne strategjine e vet Rusia dhe Kina. Sepse vetem perplasja civile e shpeton ate nga humbja, mendon Trump!
    Njelloj si Sali Berisha, megaloman, qyrravec, arrogant, i patakt, fyes, dhe i dashuruar mbas pushtetit. Po te ishte politikan i vertete dhe po te donte Ameriken te “Forte Perseri”, sikurse ka deklaruar, te prese perfundimin e votimeve dhe pastaj, te prese vendimin e popullit amerikan. Po para kater vjeteve perse nuk denoncoi ne gjykate vjedhjet dhe manipulimet ne te gjithe Ameriken nga hakerat ruse, apo kjo i leverdiste Z. Trump! Tani le te vije ne Shqiperi dhe te rrije ne zyren e Sali Berishes dhe te punesohet si keshilltar per fushaten elektorale te Saliut dhe te PD! Turp per kete burre, dhe per Ameriken!

    1. pjeter says:

      Ne Amerike ligjet nuk kate td gjitha njelloj per sa i perket votes me poste,ne disa shtete nuk eshte ptoblem te vijne vota te postes ne qendren e numurimit edhe pas ores se caktuar,mjafton vula postare te jete ne kohen e duhur,dhe jane vota te rregullta.Trump gaboi rende,duhej me patjeter te kishte marre Ristanin atje ,qe e di vet ai si rregullohen ato pune.

  2. AVNI RUSTEMI says:

    Tramp eshtene humbje ai duhet ta ftoj edi ramen te mesoj si vidhen votat

  3. k says:

    Ky fodull arrogant, mendoi se amerika ishte ndermarrja e vet personale,
    por atje drejtësia nuk funksionon me telefon.
    Ne amerike president eshte ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje