Prej dy javësh i shtruar tek Infektivi me COVID 19, piktori i njohur ndërron jetë

5 Nëntor 2020, 12:53Sociale TEMA

Piktori i njohur fierak, Viktor Bullgari, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të piktorit e kanë bërë të ditur të afërm dhe miq të tij.

Këta të fundit i dedikojnë mesazhe ngushëlluese familjes së Viktorit për këtë humbje të madhe. Bëhet e ditur se Bullgari prej gati dy javësh ishte i intubuar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Fatkeqësisht piktori fierak nuk arriti që të fitonte betejën me virusin.  

”Me brengosje e deshperim te thelle, shperndaj kete njoftim. VIKTOR BULLGARI PIKTORI – SHOKU – MIKU KOLEGU I SHKELQYER I CILI GJITHE JETEN E TIJ E LIDHI ME SHPIRTIN E ME NGJYRAT. YLBERIK DO TE NGELESH NE SYTE E ZEMRAT TONA I DASHUR VIKTOR !!!”, shkruan një prej miqve të Bullgarit.

4 komente në “Prej dy javësh i shtruar tek Infektivi me COVID 19, piktori i njohur ndërron jetë”

  1. Çimi says:

    RIP for Viktor Bullgarin. Një piktor i talentuar dhe i rrespktuar.

  2. Mik i vjeter says:

    Ngushellime familjes- Gjithe Fieri enjihte per njeri te mire qe i kushtoj jeten piktures.
    U prefte ne paqe.

    Nje mik i vjeter

  3. Viktori ishte nji Shpirt Artisti i lindur
    kjo karakterizoj gjithe jeten e tij .
    U prehte ne Paqe ….

  4. Salilura says:

    Ngushellime familjes.E njihnim Viktorin kete Myzeqar shume te mire dhe te dashur. U prehte ne Paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje