Dy fjalë për Vjosën dhe Gjykatën Speciale!

6 Nëntor 2020, 17:15Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

Vjosës me Kushtetutë i takon me ushtru postin e presidentes. Pse ka ba homazhe te varri Rugovës jeni çu i madh e i vogël me cinizëm me e kritiku. Ky irritim vjen pse po e zëvendëson Thaçin, të cilit iu ngrit aktakuzë nga Dhomat e Specializuara.

Thaçi dhe shokët e tij të luftës e kanë miratu Ligjin për themelimin e kësaj Gjykate. Për një dekade bisedime me Serbinë pa kushte jemi ulë me ta në negociata.

Të gjitha këto foto të gjenocidit serb ndaj nesh që po i publikoni neper rrjete sociale është deshtë me i publiku tjetërkah.

Sa ka harxhu pare me publiku libër për veti, ka mujtë me investu në dokumentar ku dëshmohen krimet makabër serbe ndaj shqiptarëve.

Kosova nuk e ka asnjë muze, i cili i dokumenton vrasjet, gjenocidin, humbjet dhe sakrificën e luftës së fundit.

Fotografitë e të zhdukurve janë zbeh, ata kujtohen veç nga familjarët. Ne që e kemi përjetu luftën dhe tmerrin nga regjimi serb nuk mund t`i gëzohemi gjykatës.

Kushdo që e ka kapë pushkën në lufte ka qenë i gatshëm me e dhanë jetën për vendin. Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇK-së. Tash, aktorët kryesor të saj e kanë mundësinë ta dëshmojnë në gjykatë.

Mllefet, cinizmat e inatet na kanë lanë në baltë prej shumë vjetësh.

Vjosa, Vlora e gra të tjera në politike janë vetëm imazh i mirë për vendin tonë. Ka veç dobi, porse jo kurrë sherr, siç është dëshmu deri tashti!

5 komente në “Dy fjalë për Vjosën dhe Gjykatën Speciale!”

  1. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Nuk mund te flas per permbajtjen e shkrimit Tuaj, mbasi jam ne nje mendje me Ju. Ajo qe me nxiti te bej kete koment, eshte shmangia nga norma standarde, ndonese ne shume shkrime te tjera, nuk e keni pase kete veçori. Une jam vete verior, flas ne dialektin e veriut, por per te shkruar perdori normen letrare, mbasi kjo eshte vendosur qe ne vitin e larget 1972, kur ju mund te mos kishit lindur akoma, ndersa une student ne UT.
    E di qe nuk te ndalon kush te shkruash ne dialekt, por mendoj qe gjuha standarde tashme eshte norme per te gjithe shqiptaret, jo vetem ne pese shtetet e Evropes, por kudo ku jetojne. Megjithate,. perseri mbetesh (per mua), gazetarja me objektive dhe me e lexuar e Kosoves.

  2. Predatori says:

    Thaçi dhe shumë politikanë e ish komandantë të tjerë nuk punuan për të forcuar shtetin e Kosovës, por si ta grabisnin më shumë atë pas luftës. Ky soj politikanësh ka qenë gati të bëjë kompromis dhe me Djallin vetëm për të forcuar pozitat e tyre. Kjo u shndërrua në bumerang. Kjo është karma.
    Lavdi luftës për liri dhe dëshmorëve të UÇK-së.

  3. kola says:

    Te dinja per te menqur por qenke FYCKE krejte.Po si nuk pashe nje gazetare te mirefillte nga KOSOVA E SHKRETE?

  4. Shume e vertet .
    Muzeu mbi Gjenocidin Serb
    duhet te ndertohet sa ne pare.
    Ndryshe Krimineli po ndron rolin me Viktimen.

  5. LULI says:

    ky shkrimi yt perkthehet keshtu; MIR TI BOHET THAçIT SE VET E KA FAJIN,pra ti moj vajze e dashke ne burg thaçin….????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje