Ushtria shqiptare në zi, ndahet nga jeta ish komandanti i Aviacionit të Republikës

6 Nëntor 2020, 21:31Sociale TEMA

Ushtria shqiptare ka marrë një lajm të kobshëm mbrëmjen e sotme, pasi është ndarë nga jeta ish-Pedagogu dhe ish komandant i Aviacionit të Republikës, Nikoll Dudi.

Piloti mirditor humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Nikoll Dudi lindi në Fang të Rubikut për tu shkolluar në vendlindje dhe më pas në shkollën ushtarake ‘Skënderbej’.

Dudi shkoi për specializim në Rusi, ku përfundoi shkollën e aviacionit. Karrierën ushtarake e nisi në vitin 1960, duke drejtuar si pilot avionët luftarak MIG 15 dhe MIG 17 si dhe zv/komandant skuadrilje.

Për disa vite drejtoi dhe shkollën e larte të aviacionit në Vlorë, ndërsa për 10 vite shërbeu si pedagog në Akademinë ushtarake.

2 komente në “Ushtria shqiptare në zi, ndahet nga jeta ish komandanti i Aviacionit të Republikës”

  1. SHQIPE ETNIKE says:

    Po shuhen Yje qe do te Ndricojne ne Breza te tere…RESPEKT Per kete Njeri te Madhe..Ngushellimi te SINQERTA Familjes, te Afermeve dhe Shokeve..lol

  2. Jugu says:

    Mos more cfare po thoni? Vertet vdiq? Po cfare lajm bombe. Gjithe ushtaret te pikelluar.

    Ngushellime familjes. Pa gazetat jane te mbaruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje