Shokon presidenti i Lacios: Covid? Edhe në vaginën e femrave ka bakterie…

7 Nëntor 2020, 11:44Sport TEMA

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ka dhënë një përgjigjie shokuese, ndërsa klubi i tij është përfshirë në një betejë të ashpër me UEFA-n dhe Federatën Italiane të Futbollit, për çështjen e tamponëve, duke qenë se Lacio është përpjekur t’i shmangë ato.

“Çfarë do me thënë pozitiv? Pozitiv domethënë ngjitës, apo jo?

Edhe në vaginat e femrave ka bakterie.

Por kjo nuk do të thotë se të gjithë janë patogjenë”, ka thënë ai për mediet italiane.

“Edhe Igli Tare rezulton pozitiv (drejtori i Lacios), por sot askush nuk tregon nëse është i infektuar.

Ekziston pasiguri në interpretimin e rezultateve.

Një lojtari ynë që UEFA e nxorri pozitiv, shkoi e bëri një tampon për hesap të tij privatisht, dhe rezultoi negative”, ka thënë Lotito.

Ai është duke bërë betejë për çështjen e tamponëve, ndërkohë që dy prej të infektuarve tek Lacio me koronavirus, janë Igli Tare dhe Thomas Strakosha.

(TemA)

1 komente në “Shokon presidenti i Lacios: Covid? Edhe në vaginën e femrave ka bakterie…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje