Rrëfehet Marco Van Basten: Jeta pa futbollin, dëmtimi dhe Johan Cruyff

6 Nëntor 2020, 14:53Sport TEMA

Ish-sulmuesi i Milanit, Marco Van Basten, është rikthyer të flasë për karrierën e tij. Në një intervistë për “BBC Radio 5”, holandezi tregon më shumë rreth atij dëmtimi që e detyroi të tërhiqej para kohe nga futbolli si dhe ka disa fjalë për idhullin e tij, Johan Cruyff.

“Nëse do të kisha mundësinë të zgjidhja dhe një herë me të gjithë njohuritë që kam sot, nuk do të ia vlente aspak të vazhdoja. Gjithë ajo dhimbje që kalova, nuk vleu aspak. Kyçi im më krijoi shumë probleme dhe ndikoi në jetën time në çdo ditë që kalonte. Por, gjatë gjithë kohës futbolli ishte padyshim jeta ime.

Nuk mund të gjuaj, nuk mund të bëj asgjë me këmbë time. Në gjithë jetën time nuk kishte asnjë ditë që unë mos ta prekja topin dhe papritur gjithçka u kthye përmbys. Ishte shumë e dhimbshme për mua”, deklaron Van Basten, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 30-vjeçare.

“Johan Cruyff? Ai është padyshim heroi im. Ishte një nga më të mirët dhe unë e konsideroja atë shembull për ta ndjekur. Johan ishte në një nivel me George Best në atë kohë dhe kur e shikoje në fushë ishte diçka shumë e bukur.

Personalisht e njoha më vonë dhe ai më pas u bë trajneri im, këshilluesi im, shoku im i skuadrës si dhe kundërshtari im. Ishte shumë më e lehtë për mua që të luaja me të se sa të flisja me Cruyff”, përfundon Van Basten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje