Federata shqiptare i ka dërguar një shkresë zyrtare Qeverisë për rikthimin e tifozëve në stadium.
FIFA ka dhënë miratim për rikthimin e 30% të tifozëve edhe pse vendimin përfundimtar u ka lënë në dorë Qeverive përkatëse.
Një gjë të tillë ka bërë edhe FSHF-ja që i ka kërkuar Qeverisë shqiptare që të ketë të paktën 6 mijë tifozë për ndeshjet e Kombëtares, por Ministria e Shëndetësisë ka kthyer një përgjigje negative.
Duke parë situatën në rrjetë të pandemisë së Covid-19 në vend, Komititeti i Ekspertëve në mënyrë kategorike ka kthyer përgjigje negative për rikthimin e tifozëve në stadium.
Shqipëria do të luajë ndaj Kosovës një ndeshje miqësore më 11 nëntor në “Elbasan Arena” e më pas dy ndeshjet e Nations League ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit.