Diego Armando Maradona është shtruar në spital me shenja depresioni tri ditë pas përvjetorit të 60-të të lindjes. Një pjesëtar i stafit të ish-futbollistit të famshëm argjentinas ka deklaruar se gjendja e tij nuk është e rëndë.
“Është shumë i trishtuar që prej një jave dhe nuk ka dëshirë të hajë ushqim”, – ka thënë pjesëtari i stafit të Maradonës, duke shtuar se mjeku personal i “Pibe de oro”, Leopoldo Luque, e ka çuar në spital për t’i bërë të gjitha kontrollet.
Kampioni i botës me Argjentinën në vitin 1986 është shtruar në një klinikë private në La Plata, rreth 40 kilometra në jug të Benos Airesit. Maradona jeton aty që nga fundi i vitit të kaluar, kur mori detyrën e trajnerit të skuadrës së divizionit të parë, Gimnasia. Ish-numri 10 i Argjentinës dhe Napolit festoi 60-vjetorin të premten dhe atë ditë ishte në stol për ndeshjen e kampionatit ndaj Patronato, ku skuadra e tij fitoi 3-0.
Maradona u largua para se të përfundonte pjesa e parë, duke ngritur dyshime për shëndetin e tij. Mjeku Luque ka mohuar faktin e infektimit nga Covid-19. Ish-kampioni u izolua në shtëpi për disa ditë, pasi një person me të cilin punon shfaqi sintomat e sëmundjes. “Nuk kishte forcë, ndërsa ditëlindja ishte një faktor që e ka rënduar në disa aspekte, – ka thënë mjeku. – Ideja ime është që duhet të hidratuar për tri ditë, të shohim reagimin dhe ta kurojmë. Nuk është situatë emergjente”.
Po Mona mqs është si Maradona.
Kur me kismet?
Shikojeni njëherë se nuk ka mundësi.
Ne mos është gati…