Si votoi kundër PS-ja e Ramës në KE, për raportin e Dick Marty: Qeveria e PD-LSI votoi pro hetimit të UÇK-së

7 Nëntor 2020, 17:19Politika TEMA
Si votoi kundër PS-ja e Ramës në KE, për raportin e Dick

Pas shkuarjes së Hashim Thaçit dhe disa ish-drejtuesve të tjerë të lartë të UÇK-së në Hagë, në Shqipëri është hapur debati pse Qeveria shqiptare votoi pro raportit të Dick Marty-t, mbi të cilin është ngritur edhe akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ndërsa Qeveria e PD-LSI votoi pro këtij raporti, përfaqësuesi i opozitës, Damian Gjiknuri, ka votuar kundër.

Në Asamblenë e datës 25 janar 2011 në Këshillin e Europës, Damian Gjiknuri ka mbajtur edhe një fjalim, përse Partia Socialiste ishte kundër këtij raporti.

Fjala e mbajtur nga Gjiknuri:

Ky raport ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të seriozitetit të akuzës, natyrës së krimeve të pretenduara dhe mungesës së provave. E kuptojmë se ideja e konspiracionit që rrethoi paaftësinë e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për të hetuar krimet e pretenduara dhe zbulimi në respect të një prej lojtarëve kryesore për të ndjekur krime të tilla, Carla del Ponte, është ajo që nxiti këtë Asamble të kërkojnë nga Dick Marty të përpilojë një raport të plotë të bazuar në prova dhe të hedhë dritë mbi çështje, në vend që të përsërisë akuzat e bëra nga të tjerët.

Për fat të keq na duhet ta pranojmë që ky raport nuk ka ndonjë gjë të re me rëndësi dhe vetëm sa është shtuar në numrin e çështjeve politike të rajonit. Nuk ka asnjë provë, dhe në shumë raste ka natyrën e një opinioni politik se sa një raport hetimi.

Ka plot kontradikta që kanë të bëjnë me aktivitetin e supozuar dhe shpërfill çdo punë të mëparshme të bërë nga ICTY. Një prej tyre është çështja e dy shtëpive famëkeqe: “Shtëpia e Verdhë”, ku hetimi i ICTY nuk dha asnjë informacion, dhe në Fushë-Krujë, shtëpia e famshme ku supozohej se merreshin organet. Por siç citohet në raport, nuk kishte lidhje me aktivitetet e pretenduara.

Kjo na shtyn të besojmë se raporti është më shumë trillim politik se sa hetim i bazuar në prova dhe kësaj Asambleje nuk i shkon për shtat diçka e tillë. Por pavarësisht nga natyra politike e raportit, duke pasur parasysh rëndësinë e akuzave, ne si delegacion shqiptar kemi paraqitur një sërë pikash që kërkojnë një riformulim të arsyeshëm të akuzave të nxjerra në Raport.

Mendojmë se thelbi i rezolutës nuk është politika e krimit të pretenduar, por bashkëpunimi midis autoriteteve gjyqësore për të zbuluar të vërtetën nëse diçka e tillë ka ndodhur realisht. Prandaj të hetojnë të gjitha vendet, dhe të heqim konsiderata politike që njollosin njërën palë, pra shqiptarët dhe UÇK-në.

Prandaj, unë i bëj thirrje Asamblesë të mbështesë ndryshimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, të cilat kërkojnë një hetim të duhur të çështjes dhe të shmangin shpalljen fajtor paraprakisht të një organizate të tërë politike për arsyen e vetme që ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur.

17 komente në “Si votoi kundër PS-ja e Ramës në KE, për raportin e Dick Marty: Qeveria e PD-LSI votoi pro hetimit të UÇK-së”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Sala & Luli
    me Rakitikun
    njëzëri
    votun për Dikun
    Së i Lë
    po lujn me qarin
    se në zgjedhjet
    marrin karin!
    .
    E njohën
    qëntë të zonë
    s’është këtu
    por në gjitonë
    çorbë e prishur
    poshtë nuk vete
    aty ngel
    në jetë të jete.
    Kur të ngordhë
    Pocaqia
    aty vdes
    dhe tradhëtia.
    Tradhëtia
    s’ka shërim
    s’ka më fal
    justifikim
    u do vënë
    dinamitin
    sepse vesi
    del me shpirtin.

  2. Shkelxeni me kar në byth dhe Monika yndyra qe në gjimnaz vetem pirdhte pa kontroll dhe shurronte në cdo ore mesimi says:

    Duket shume qarte poshtersia dhe antishqiptarizmi i Sali Berishes e Like mutMetes.
    Ju Kosovare tani e kuptoni kush eshte SOJ e SOROLLOPI ANTI KOSOVAR dhe në pergjithsi ANTI SHQIPTAR Sali, Ilir, Bashe ?

  3. remarku says:

    shyqyr qe u kujtuat per te nxjer kete poshteresi qe ka ber PD-LSI…si shume te hutuar jeni ju te PS-se.

    1. Ilirjan says:

      Tradhetar do te jete Ps dhe Edi Rama, nese ben marveshje per ndarje pushteti me PUSHTAT Basha meta e berisha. Ata te tre e kane vendin ne BURG.

  4. Konica Usa says:

    Vetem shqiptaret e Kosoves,te perfaqesuar nga miqt e Saliut me Meten,Haradinaj dhe Kurti,nuk kane sy dhe vesh qe te shikojne dhe ndigjojne tradhtit e dy haleve shiptare te cilet votuan ne keshillin e Europes per hetimin e UCK.

  5. Korabi says:

    Ta kishte bere PS kete tradhti,qent berishist te mediave dhe politikes do lehnin nate dhe dite pa pushim,ne te dy anet e kufirit.

  6. Konica Usa says:

    Ku jeni bre patriotet e Kosoves,pse nuk keni folur, dhe pse nuk flisni per kete tradhti te dyshes Sali-Meta?!Apo jeni patriot me sezone, turp per klasen politike te Kosoves me perjashtim te PDK-es,e cila nepermjet Thacit e ka goditur tradhtin e Saliut.

  7. kastro says:

    Nuk eshte korrekte,te vendosni ate titull dhe te kete ate permbajtje.U muar vesh se si votoi opozita e kohes,por nuk na thate se si u justifikuan dhe kush ishin dhe ke perfaqesonin votuesit “pro”.

    1. xx says:

      Kastros: Nuk u justifikuan por thane se ska prova te mjaftueshme dhe ato qe thuhen nuk jane te vertetuara .(pervec atyre perkthimeve te lulit me antrpologun peruan,–shenimi im)

    2. Malo says:

      Lufta ka rregulla te percaktuara qarte,nqs nje lufterare merret me pengmarje njerzish per efekt te luftes edhe kjo pranohet,por qe te vrasesh kundershtaret Politik juve ju duket e drejte?persa i perket raportit aty ka Shum akuza Po qe se jane bere perseri eshte nje turpe per Uck.

  8. . says:

    Akoma nuk e keni kuptuar qe PD LSI jan lobi me i fuqishem pro serb dhe grek.Me e keqa eshte se disa heronj te lufte per liri jan kthyer kundra vetvetes ne miqesi me liken lulkurven dhe sali kerrmen.keta jan bashkpuntor te djallit.

  9. .... says:

    Cte keqe ka ne kete mes!!!!
    Nqs jane te pafajshem do shkojne ne gjyq e do dalin me te forte
    Ne rast te kundert le te paguajne per ato qe kane bere qofte Thaci apo te tjeret.
    Eshte me mire qe politikanet te shkojne si te pandehur sesa te mos shkojne per asgje sic ndodh ne Shqiperi
    Pse duhet te bejme gjithmone viktimen!!!
    Besoj se ka ardhur koha qe ne qeverite si ne Kosove apo Shqiperi te vine djem e vajza qe kane studiuar ne perendim
    Te rinj me mentalitet tjeter se ngelem me analfabete e diploma kristali

  10. Petrit says:

    Nje tjeter e vertete
    Raporti monstruoz i Dick Marty ishte bere i njohur qe ne muajt e fundit te vitit 2010. Shqiperia asokohe u perfshi nga protestat e opozites qe kerkonte doreheqjen e kryeministrit Berisha pas publikimit te videos Meta – Prifti. Ne 21 Janar 2011 diten kur nisi punimet asambleja e Keshillit te Evropes PS ne opozite organizoi protesten masive e te dhunshme ku mbeten 4 te vrare ne bulevard. Delegacioni shqiptar i perbere nga Rusmajli, Trashani , Gjiknuri e Idrizi qene ne unison ne Strasburg dhe pranuan hetime pasi vendi yne ishte antar i KiE. Per shkak te ngjarjeve para dhe pas 21 janarit kryeministri Berisha anulloi vajtjen ne Strasburg. E verteta eshte qe pas konsultimeve me Ambasaden e SHBA-se ne Tirane, qeveria shqiptare e kohes mori udhezimin qe te votonte pro investigmit per trafik organesh. Po aq e vertete eshte se Hashim Thaci i akuzuar ne ate kohe ka dale pro investigimit ndersa ka deklaruar se: Unë i kam dërguar letër Këshillit të Evropës me një mbështetje të plotë që gjërat e shpifura të prezantuara në raportin e Dick Martyt të hetohen deri në fund. I kemi dhënë mbështetje të plotë autoriteteve të EULEX-it, Kosova është shtet ligjor, ne nuk kemi asgjë për të fshehur, prandaj i besojmë drejtësisë.
    p.s…per me shume Edi Rama duhet thjeshte te pyese Ilir Rusmalin (voten pro investigimit) meqe e ka ne oborrin e vet dhe ai mund ti tregoje sesi qendron e verteta e votes pro te Shqiperise ndaj raportit te Dick Martyt!…

    1. Burgajeti says:

      Lexo fjalen e Gjiknurit.Edhe PS nuk ishte kunder investigimit,por kerkonte te shtoheshin amendamentet e delegacionit Shqiptar,te cilat kerkonin heqjen dore nga raporti politik pa prova,por te hetohej paanshmerisht per kedo qe eshte akuzuar per genocid dhe jo te hetohej e ndeshkohej padrejtesisht vetem pala Shqiptare…
      Kaq e thjeshte eshte ceshtja edhe pa e pyetur Rusmajlin qe e paske merrak.
      Rusmalji dhe Trashani ne se duhen pyetur duhen pyetur:Kush i urdheroj te miratonin ne menyre te njeaneshme raportin pa u miratuar amendimet e delegacionit shqiptar…

  11. Tradhëtarët . says:

    PD -LESHELI, tradhëtarët e kombit ( krerët politik, se populli pas tyre dele është).

  12. doni says:

    mund te jete edhe e kunderta,ata qe kane firmosur psh kane treguar qe sjane kundra hetimit ,keta qe skane firmosur se kane dashur hetimin ……….pra te “keqinjte” ne kete rast jane pikerisht tek PS…….pasi per ate hetim ishin dakordesuar disa pale ,ajo kosovare(qe votoi pro) BE dhe USA gjithashtu ……

  13. Burgajeti says:

    O gomar i Vicidolit,o kriminel i shqiptarizmes!
    JU,PD dhe LSI e miratuat raportin e Dik Martin,ndersa PS jo.Po si eshte e verteta?
    Lexoni diskutimin e Gjiknurit.Ai nuk eshte kunder nje hetimi te ceshtjes,por eshte kunder njeanshmerise dhe politizimit te paraqitur ne ate raport.Ai ka kerkuar te shtoheshin amendamentet e propozuara nga delegacioni Shqiptar,( te cilat lene te nenkuptojne se dhe ju si maxhorance,PD dhe LSI keni miratuar qe ne nisje nga Shqiperia).ju e tradhetuat PS-ne dhe ju neneshtruat dikatit te Dik Martin atij qe ti sot e quan filo serb dhe si filo rus te terbuar,duke e miratuar ate raport anti Shqiptar e anti Kosoves…
    Kjo del nga fjala e mbajtur prej Damian Gjiknurit ne ate parlament.Ne se ke bythe dhe te drejten me vete kundershoje kete fjalim dhe nxir se cfare keni thene ju per kete raport…
    Por ti gjithmone gjithcka ke bere dhe ben vet ja u ngarkon te tjereve.Por boja te ka dale dhe dita qe te japesh llogari eshte afer…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje