Nga Çapajev Gjokutaj
Sintagma ‘shqiptarizim i zgjedhjeve amerikane’ u artikulua shpesh në mediat tona gjatë kësaj jave.
Madje Sokol Balla ftoi edhe Arben Ristanin që të komentonte presidencialet e përtej oqeanit, duke e projetktuar në imazhin e Janusit: lart e në dukje, menaxher veteran zgjedhjesh, poshtë e në nëntekst, personi që në 2011-ën drejtoi një proces numërimi ala shqiptar, sot e kësaj dite të diskutueshëm.
Po keqardhja për këmbët e kalorësit amerikan nuk zgjati shumë. Dje në ditën e katërt të numërimit, mediat kryesore amerikane dhe ato botërore , duke u mbështetur në projeksione profesionistësh, njoftuan fitoren e Joe Biden.
Procesi i numërimit në ShBA ishte dhe mbetet i vështirë. Pati e do të ketë akoma vonesa, ankesa, vendime gjyqësore, rikthime, korrigjime madje edhe gabime. Por të gjitha këto dëshmojnë se, edhe në kushte jo të zakonshme të shkaktuara nga pandemia dhe votimi masiv me postë, sistemi punoi e punon në të gjitha hallkat.
Pavarësisht tifozëve e tifozllëqeve, institucinet si administrata zgjedhore, qeverisjet lokale, gjykatat, mediat prestigjoze etj. bënë dhe po bëjnë secila punën e tyre, duke siguruar kontroll dhe ekuilibër në megastrukturën e shtetit amerikan.
Në vend që të fërkojmë duart dhe nga pozita provinciali të shpallim shqiptarizimin e zgjedhjeve amerikane, na bie barra të gjejmë se ç’duhet bërë që edhe shteti ynë të funksionojë.
Për të arritur këtë synim duhen shumë gjëra, por alfa mbase mbetet që parimi i kontrollit dhe i ekuilibrit të zbatohet edhe në anët tona. Thënë ndryshe që ekzekutivi, legjislativi, gjyqësori e mediat, të gjitha bashkë e secili veç e veç, të bëjnë punën e vet.
Për fatin tonë të keq shumicën e herëve këto hallka s’bëjnë tjetër veçse i mbajnë iso pushtetit e i servilosen politikës, me një fjalë tundin bishtin për të lyer gishtin.
Shokut capajev presidenti nuk zgjidhet nga Medjat.
Ti dhe padroni jot George soros nje dit do pergjigjen i per cdo gje dhe per kte shkrim propagandist.
Kevin mos ha mut. Trapi yt ishte idjot dhe e largoi populli. Tani prisni 8 vjet t’ju ristrukturohet partia qe degradoi debili. So STFU Kevin.
Je si gjithmone i sakte.
Capajev, te thuassh qe ke emer te nje gjakatari komunist, nuk ke faj per oer mentalitetin e tille je burre qe duhet ti dalesh zot vetes per ate qe thua dhe mendon.
Zgjedhjet ne SHBA nuk jane shqiptarizuar por hitlerizuar, ekupton ndryshimin zoteri? Nuk kane makuterine e shqiptarve si puna jote, i bejne gjerat me fines. Ai qe perveshi menget per ILLIN ne ngjitje cuditerisht pati ftutyren e nxire dhe te parruar te bente humor me shqiptaret kur nuk nriti as gishtin e vogel as kur u vrane as kur u vodhen votat diten per diell.
Capajev, bej ndonje vjershe per fitoren e shokut Biden qe e ben shurren me kallem, “ashtu si thomi na na anet tona”