Deputetja gjermane me origjinë turke e partisë së ekstremit të majtë “DIE LINKE”, Sevim Dağdelen ka kritikuar ashpër UÇK duke e cilësuar si ushtri kriminale.
Lidhur me këto deklarata ka reaguar deputeti i opozitës Halit Valteri i cili shprehet se gjuha e përdorur prej saj është ajo e Sllobodan Millosheviçit në kulmin e gjenocidit serb në Kosovë, atëherë kur grave shqiptare shtatzëna iu nxirrej fetuesi nga barku.
“Shumë i pikëlluar nga deklarata e deputetes gjermane me origjinë turke, Sevim Dağdelen. Kjo zonjë guxoi deri aty sa të quajë UÇK-në ushtri kriminale. Gjuha e përdorur është ajo e Sllobodan Millosheviçit në kulmin e gjenocidit serb në Kosovë, atëherë kur grave shqiptare shtatzëna iu nxirrej fetuesi nga barku, ndërsa meshkujt ekzekutoheshin dhe zhdukeshin në varre masive.
Janë 5 mijë shqiptarë të Kosovës të zhdukur nga gjenocidi i ’99. Janë 5 mijë nëna dhe baballarë që nuk kanë një varr ku të qajnë fëmijët e tyre.
Është e njëjta gjuhë që u trashëgua më pas nga terroristët e tjerë shtetërorë serbë, deri tek një pjesë e atyre që qeverisin sot Beogradin, ndërsa fijet i gjejmë edhe te disa syresh në Prishtinë dhe Tiranë”, shkruan Valteri.
Sipas deputetit Valteri deklarata e kësaj ligjvënësje gjermane, por me rrënjë turke, shkon kundër frymës së miqësisë vëllazërore shqiptaro-turke, por edhe partneritetit prej dekadash tashmë mes shqiptarëve dhe Gjermanisë.
“Është shëmbëlltyra më kuptimplotë se deri ku ka arritur propaganda serbomadhe duke tjetërsuar historinë dhe të vërtetën, duke mëshiruar aktorët gjenocidialë dhe përçudnuar viktimën.
Edhe sot e kësaj dite falangat e Millosheviçit janë ende aktive në funksion të propagandës serbomadhe dhe antishqiptare, duke shkuar deri aty sa ish-drejtuesit e UÇK-së enden nëpër dyert e Gjykatës së Hagës prej akuzave të stisura dhe të sponsorizuara nga Beogradi”, shton ai.
Në fund të postimit Halit Valteri kërtkon nga ministritë e Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe nga të dyja qeveritë të dënojnë këtë deklaratë të papërgjegjshme të Sevim Dağdelen.
“Si dhe t’i bëhet me dije zonjës në fjalë që ta lexojë historinë në anën e duhur dhe jo atë që kanë prodhuar mbetjet e Millosheviçit kudo qofshin, jo vetëm në Beograd por edhe satelitët e tyre në Tiranë e Prishtinë.
Të mbahet një qëndrim i fortë dhe unifikues kundër përndjekjes së liderve të politikës së Kosovës dhe ish-komandantëve të UÇK.
Të reagojmë tani, sa të mos jetë vonë. Lufta e UÇK është e shenjtë. Lavdi përjetë HERONJVE!”, përfundon reagimin e tij Valteri.
Turqit korruptohen me shpejt se cdo popullsi tjeter ne ballkan i kane dhene dicka dhe ajo ben gramafonin e atyre qe e kane paguar …
Deklarata e saj eshte qesharake. Deputetja vet eshte me origjine kurde. Dhe sipas Die Linke dhe kurdet e saj, organizatat kurde qe njihen si terroriste ne gjithe Europen jane ‘ luftetar lirie’ kurse UCK na qenka terroriste. E kuptoj qe e gjitha kjo eshte per ti bere karshillek Amerikes, por s’e kuptoj se si mund te jene kaq joparimore. Ndaj te majten gjermane e ndjekin pak njerez dhe shumica junkies.
Eshte thjeshte mendjelehtesi. Dikush e ka fryre dhe kjo si tullumbac… fluturoi. Mjafton ti tregohet, ti qartesohet ajo cka ka ndodhur, dhe ta besh te ndjehet e turperuar per ate qe ka thene. Kjo eshte mangesi e punes tone si shqiptare, dhe aftesi e propagandes se poshter. Uji fle, hasmi s’fle. Do te mjaftonte dikush te ulej te pinte nje kafe 15-20 minuta me kete vajze, e ti vinte perpara fotot e krimeve serbe.
Deputetja ne fjale eshte me origjine kurde,dhe simpatizante e flaktë e organizates terroriste PKK.
Gjermania Franca dhe e gjith Europa eshte mbushur me njerez te tille qe u ka humbur rrenja,se keta jane ai popull qe nuk kane atdhe,pastaj Europianet e Macrknit thone nga na erdhi terrorizmi,femijet e kesaj behen kollaj dhe jane lende e pare per terrorizem.
Po jo more Halit, nuk eshte turke, por kurde! Eshte e njejta gje sikur ti cilesosh shqiptaret e Kosoves serb(!!!!!), nje identitet qe nuk ju perket dhe nuk ju perkiste edhe ne kohen kur ishit krahine brenda Serbise. Nuk e di se c’lidhje ka ketu “vellezeria” shqiptaro-turke ne kete “muhabet”, por me sa duket Haliti ndihet dhe ndoshta eshte me turk se Sevim. Nga ana tjeter, Halitit duhet ti kujtohet se kurdet ne territorin turk, sirian, irakian e iranian kane vuajtur po aq dhe ndoshta dhe me shume mbi te gjitha nga raprezaljet e ushtrise turke. Megjithese nje popullsi rreth 38 milion, ku 20 milion e tyre ndodhen ne Turqi, nuk kane te drejten shtetformuese dhe organizatat e tyre ushtarake te ngjashme me UCK-ne qe luftojne per lirine e Kurdistanit, si psh grupet e armatasura ilegale te PKK-se, klasifikohen si grupe terroriste nga NATO, BE, Izrael, Iran, Pakistan dhe sigurisht nga Turqia.
Ligjerisht, organizimi ilegal dhe aksionet e armatosura ndaj nje shteti te nje grupi separatist para-ushtarak quhet grup terrorist. E njejta gje ka ndodhur me grupe te ngjashme edhe ne Spanje, Irlanden e Veriut dhe vende te tjera.
Po sikur serbet e Kosoves te krijojne nje organizate separatiste ushtarake dhe ti kundervihen me veprime luftarake shtetit ne Kosove per shkeputjen prej saj, si do klasifikohej kjo organizate ushtarake dhe lufta e saj? Mos valle nje ushtri patriotike qe lufton per liri?!!!!!
Cfare doni te thoni ju turkofile , meqe qenka kurde deputetja , nuk eshte turke ?! Po Turqia dhe Erdoleshi nuk njohin ndonje kombesi ” kurde” ,por vetem turke . Doni te cfajesoni turqit ?
Tek “die Linke” jane mbledhur qente e Putin-it. Jo me kot nuk i fut njeri ne qeverine federale ata. Jane spiunet e Stasi’t, qe i qinte rusi ne bythe perdite! Pasuesja e partise komuniste se gjermanise lindore.
Ajo Bucja do te fitoje pike ne parti ne kurriz te viktimave te barbareve serbo/ruse.
AHEììììììììììììììììììììììì ,moje zonja DEPUTETE.ARRITI DERI NE BUTESTAGE KRIMINALITETI I SHQIPTAREVE ,PER TE DREJTAT E TYRE.
C’FARE MUNDE TE NA THUASHE PER TURKUN QE PO VRETE NJERZE TE PA FAJSHEM NE ARMENI?
NUKE ME INTERESON SE KUSHE ESHTE ARMENIA,PORE DI ME SIGURI QE ATA PO JETONIN NE VENDI E TYRE PA I HAPUR LUFTE KERKUJTE.
A MOSE VALLE ME NJE GURE DO TE VRASESH 2 ZOGJE?????_
_1 KOSOVA DUHET TE MBUSHET ME XHAMIJA ,SEPSE KESHTU E DON TURKU,DUKE HARRUAR ;QE FAJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.
_2 ME KETE KONFIRMIM QE BENI VLERSOHENI SI NJE DEPUTETE E BUNTESTAGUT KU JU PERKRAHE FRANCA GJERMANIA ,DHE SERBIA KU TE GJITHE KETO SHTETE COJNE UJIN NE MULLIRIN E NENES RUSI.
DUHET TE DISHE SE I KA IKUR KOHA E KRIJIMIT TE KOLONIVE TE REJA ,PO TI REFEROHESH FJALIMIT TE ZONJES MERKEL,PO TE CITOJE DISA NGA FJALET E SAJE. EUROPA DUHET QE TE RISHIKOJE KUFIJTE E VENDEVE TE SHQIPRISE.AJO I KA NJE BORXHE TE MADHE SHQIPTAREVE.
KURE THEKSON SHQIPTAREVE , E KA FJALEN PER SHQIPTARET AUTOKTONE ,DHE JO SHQIPTARET E TURQISE.