Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së djeshme është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë.
Krasniqi ka thënë se është tepër i acaruar dhe në atë seancë gjendet pa të drejtë.Ai ka shtuar se ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe, ndërkaq është vetdeklaruar i pafajshëm.
Vajza e tij Gresa ka bërë një postim prekës pas paraqitjes së parë të babait të saj para Tribunalit Special.Ajo ndër të tjera ka thënë se babai i saj do të kthehet fitimtar në tokën shqiptare.
“Babi, Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot. Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë.
Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar.
Të presim babi dhe të duam shumë!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Burgosja e Jakupit dhe Udheheqsve te tjere te UCK eshte nje Stisje e Kuzhines serbe ,ne bashkepunim me Perendimore te Paguar mire nga Lobet serbe.,si dhe disa Tradhetare Shqiptare si Sale Gerdeci Familisht me Lul-Hajdutin.E drejta do te fitoje.Qesharake Viktimat jane paraqitur si persekutore dhe Persekutoret Serbe bejne sehir pa u hyre Gjemb ne Kembe.
Te uroj Gresa qe ashtu siç ke fytyren te bukur te kesh edhe shpirtin. Babi juaj dhe gjithe ata qe vune ne rrezik jeten e tyr per lirine e Kosoves do mbeten heronj te gjalle krahas atyre qe dhane jeten.Kosova dhe kosovaret do tju jene gjithmone mirenjohes. Uroj qe se shpejti te kthehen fitimtare ne Kosove dhe te tregojne tradhetaret e vertete,ata qe krijuan dosjet per te njollosur luften dhe luftetaret e lirise se Kosoves.