DETAJET: Lëkundje të forta sizmike në Maqedoninë e Veriut, ndjehen edhe në Shqipëri

11 Nëntor 2020, 15:39Sociale TEMA

Lëkundjet sizmike janë ndjerë pak çaste më parë në Tiranë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes njofron se: “Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3.25 pm sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut. Kurse tërmeti i orës 3.54 am ka qenë 5.1 i shkallës rihter”, nënvizohet në njoftimin paraprak për shtyp.

Ditën e sotme Maqedonia e Veriut u përball me dy tërmete të tjerë që janë ndjerë edhe në Shqipëri.

Në orët e para të mëngjesit tërmeti me magnitudë 5.5 të shkallës rihter e thellësi 10 km kishte si epiqendër fshatin Leunovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje