'Nuk hahet në një vakt ushqimi i javës'! Rama flet për 'krizën': Ju kisha lajmëruar që në fillim të pandemisë

12 Nëntor 2020, 23:02Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama është shprehur se e ka lajmëruar që në fillim të pandemisë së Shqipëria do të përballet me krizë financiare.

I ftuar në “Open”, i pyetur për kostot që kanë çdo familje në Shqipëri që është prekur nga Covid-19, Rama tha se e ka lajmëruar që në fillim të pandemisë, se kjo gjë nuk mbaron me aq.

“Ju kisha thënë e ju kisha stërthënë. Dua të kthehem pas e të kujtoj se çfarë thojë në fillim të pandemisë, që kjo gjë nuk mbaron këtu.

Është njësoj sikur një familje të hajë në një vakt ushqimin e të gjithë javës, ngelesh pa gjë pastaj. Kështu është edhe kjo gjë,”- tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje